1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqipëri: formohet parti e re

Lind nȅ Tiranȅ partia “Fryma e Re Demokratike”. Ajo ka si objektiv kthimin e pronȅs tek pronarȅt e ligjshȅm, kauzën e ish të përndjekurve politikë dhe bashkȅpunimin me diasporȅn.

Formohet partia e re

Formohet partia e re

Sot u zyrtarizua nȅ Tiranȅ krijimi i Partisȅ “ Fryma e re Demokratike” Gazmend Oketa, kryetari i grupit nismȅtar pȅr krijimin e kȅsaj partie paraqiti profilin e saj ideologjik. Ai tha se “Fryma e Re Demokratike” do të jetë njȅ parti e qendrȅs sȅ djathtë, mishëruese e idealeve liberale, qȅ synon tȅ krijojȅ kushtet e munguara ose të deformuara në këto 20 vjet të tranzicionit nȅ Shqipȅri, për lulëzimin e personalitetit të individit, mbi bazën e parimeve te respektimit të ligjit, konkurrencës së ndershme dhe të solidaritetit njerëzor".

Gazmend Oketa në grupin nismëtar

Gazmend Oketa në grupin nismëtar

Prioritete tȅ partise sȅ re do të jenë zgjidhja e çȅshtjes sȅ pronave dhe kauza e ish tȅ pȅrndjekurve politikȅ. Kreu i Grupit nismetar Oketa, tha gjithashtu se bashkŏpunim i me diasporën shqiptare ne BE dhe kudo në botë është një nga prioritetet e tjera në programin e kësaj partie.

Sipas burimeve zyrtare nga grupi nismȅtar pritet qȅ Presidenti Bamir Topi tȅ zgjidhet nȅ vjeshtȅ kryetar i partisȅ sȅ re, pas mbarimit në korrik te mandatit të tij presidencial.

Autor: Ani Ruci/ Tiranë

Redaktoi: Auron Dodi