1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

"Shqetësues fakti që 70 % e gazit në BE deri në vitin 2020 do të vijë nga Rusia"

Temë qendrore e të përditshmeve gjermane të ditës së martë është grindja për gazin rus.

default

Pjesë nga komenti i Frankfurter Allgemeine Zeitung: "Përmes gazpërçuesit ukrainas, gazi rus mund të transportohet sërish në Evropë. Moska dhe Kievi kanë mënjanuar grindjet e tyre të paktën në një pikë: vëzhguesit, misioni i të cilëve u zvarrit pa nevojë në fundjavë si pasojë e lojërave politike të të dyja palëve, duhet të mundësojnë që gazi i paraparë për Evropën të mbërrijë në vendet evropiane dhe se nuk do të vidhet nga Ukraina, ashtu siç akuzon pala ruse. Megjithatë mbetet e paqartë se a do të jenë në gjendje vëzhguesit evropianë të sqarojnë gjatë javëve në vijim, se cila palë kishte të drejtë. Mosmarrëveshjet e vërteta në mes të Moskës dhe Kievit për çmimin e gazit në vitin 2009 si edhe për taksat e transportit nuk kanë përfunduar ende...".

Po për të njëjtën temë nga Berliner Zeitun' shkëpusim: "Për çdo vit të ri, kur Evropa vuan nga kërcënimi i konfliktit të gazit, Rusia akuzohet se po përdor Gazpromin si armë për vendosjen e dominimit gjeopolitik. Akuzat janë shumë pak bindëse edhe pse veprimet e Rusisë janë të papranueshme. Fakti që Vladimir Putini nuk e ndan politikën nga ekonomia, që prononcohet për raportet në vendin fqinj dhe këtë e bën me një ashpërsi të paparë në mes të një procesi negociatash, të gjitha këto nuk mund të kalojnë pa u vënë re. Një strategji sipas rregullit do të ishte arritja me këmbëngulje e qëllimeve si përshembull forcimi i forcave proruse në politikën ukrainase. Por ndërpreja e gazit nuk kontribuon në këtë drejtim", thekson në numrin e saj të sotëm 'Berliner Zeitung'.

Coburger Tagesblatt po mbi konfliktin për gazin: "Zënka kinse tregtare që prej fillimit ishte një luftë politike. Varësia gjithnjë në rritje nga gazi rus po e bën Bashkimin Evropian marionetë të grindavecëve. Fakti që 70 % e gazit deri në vitin 2020 në Bashkimi Evropian do të vijë nga Rusia është shumë shqetësues. Thirrjet për një politikë të përbashkët energjitike janë të drejta."


  • Data 13.01.2009
  • Autor EA
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GX6l
  • Data 13.01.2009
  • Autor EA
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GX6l