1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shqetësime të Këshillit të Evropës për ligjin shqiptar të lustrimit

Sekretari i Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Terri Devis, nëpërmjet një deklarate që i është shpërndarë mediave në Shqipëri ka kritikuar ligjin për lustrimin që u miratua nga parlamenti shqiptar.

default

Terry Devis

Zyra e Këshillit të Europës në Tiranë ka shpërndarë të premten një deklaratë të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Terry Devis, ku është kritikuar ligji për lustrimin që miratoi në fund të dhjetorit parlamenti shqiptar. Në fillim të deklaratës së tij, Devis evidenton faktin që për disa dekada, populli shqiptar vuajti nën një prej regjimeve komuniste më të ashpër dhe më mizorë, ndaj dhe ai kupton përpjekjen për të vendosur të vërtetën dhe për të dënuar ata që dhunuan të drejtat e njeriut gjatë kësaj periudhe.

Elementët delikatë të ligjit të lustrimit

"Por çdo përpjekje e tillë duhet të jetë në përputhje me standartet e Këshillit të Europës për demokraci, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit", shpjegon Devis. Duke hyrë në analizën e ligjit ai ka shrehur rezerva për disa apekte. Njëri prej tyre është dhe elementi i shtrirjes së gjerë të zyrtarëve që preken nga ligji, si dhe fakti që nga ai preken dhe persona që aktualisht janë në detyrë. Probleme të tjera janë dhe "paanësia dhe proporcionaliteti i procedimeve të lustracionit", si dhe "rreptësia e sanksioneve të parashikuara dhe fakti që nuk ka një limit kohor" për to.

Zentrum, Tirana, Albanien

Tirana

Pas prezantimit të vërejtjeve, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës ka shprehur gatishmërinë për t'i ofruar autoriteteve shqiptare këshillim dhe asistencë "në gjetjen e mënyrave për të arritur objektivin legjitim të trajtimit të së kaluarës në përputhje të plotë me standartet e Këshillit të Europës".

Në lidhje me kritikat e Këshillit të Europës ka reaguar dhe kryeministri Sali Berisha. Sipas tij ligji i lustrimit është konform standarteve të Këshillit të Europës.


  • Data 16.01.2009
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ga0X
  • Data 16.01.2009
  • Autor Arben Muka
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ga0X