1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shqetësim për populizmin në rritje

Komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Said Raad al-Hussein u shpreh se gjithnjë e më shumë qeveri reagojnë ndaj kundërshtarëve me dhunë. Kjo vlen p.sh. për Turqinë, Venezuelën dhe Egjiptin.

Në shumë vende dhuna reale apo e pretenduar nga nga ana e kundështarëve politikë po përdoret prej aktorëve shtetërorë për të shkelur të drejtat e njeriut, tha në Gjenevë Said al-Hussein. Si shembuj ai solli pushimet masive nga puna të punonjësve civile në Turqi apo arrestimet masive në Egjipt.

Lidhur me Turqinë Komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut u shpreh për "një klimë frike”. Sipas të dhënave të OKB-së deri tani janë pushuar nga puna 150.000 punonjës civilë. Ata akuzohen për lidhje me predikuesin islamik Fethullah Gülen. Numri i madh i të pushuarve nga puna të bën të mendosh se rastet individuale nuk janë gjykuar në masën e përshtatshme, tha Said al-Hussein.

SHBA dhe Evropë: Pakicat në shënjestër

Al-Hussein u shpreh i shqetësuar edhe për shtimin e populizimit në SHBA dhe në Evropë. OKB-ja është e shqetësuar se "pakicat dhe migrantët pa status legal vihen në shenjestër për gjëra që nuk funksionojnë më në një shoqëri” – tha ai.

Përfaqësuesit e lëvizjeve kundër populizimit, që po zhvillohen në SHBA dhe në vende të tjera, Komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut i quajti mbrojtës të të drejtave të njeriut që na inspirojnë.”