1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shqetësim për planet atomike iraniane

Këshilli i guvernatorëve të IAEA fillon sot (1.3.) në Vjenë një seri konsultimesh disaditore. Në rend të ditës është edhe raporti më i ri i shefit të Zyrës Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, në lidhje me Iranin.

Yukiya Amano.

Yukiya Amano- Sipas vëzhguesve mundësia e një rezolute të re kundër Iranit nuk përjashtohet.

Diskutimet do të jenë edhe premiera për shefin e ri të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Yukiya Amano, i cili do të raportojë në lidhje me programin atomik të Iranit. Edhe pse japonezi, i cili zëvendësoi në këtë post në muajin dhjetor egjiptianin Mohamed El Baradei, konsiderohet si teknokrat, i cili mundohet që qëndrojë larg politikës, raporti i tij për Iranin përmban mjaft ekspoziv politik.

Për herë të parë një shef i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike në Vjenë thotë me fjalë të qarta, se ka shkas për një shqetesim konkret, se Irani po punon në fshehtësi për zhvillimin e një predhe me mbushje atomike.

Raporti i shefit të ri përmban mjaft ekspoziv politik

Anije luftarake iraniane me ndezësa armësh atomike.

Anije luftarake iraniane me ndezësa armësh atomike.

Raporti i tij nuk përmban faktorë të rinj, por një vlerësim krejt të ndryshëm nga deri tani. Mohamed El Baradei, i cili u nderua para pesë vjetësh me çmimin Nobel për Paqen, kishte gjithmonë si element prioritar në konfliktin me Iranin bashkëpunimin e Teheranit me Zyrën Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, IAEA. Ai nuk shihte dëshmi për ndonjë program bërthamor me qëllime ushtarake, dhe prandaj deklaratat e tij ishin si rregull të përmbajtura.

Sidomos ShBA, e kritikonin në mënyrë të përsëritur El Baradein duke e akuzuar madje edhe se për qëllime politike ai nuk bënte publike materiale që do ta rëndonin Iranin, për të mos u dhënë municion të mëtejshëm atyre që ishin pro sanksioneve gjithnjë e më të ashpra ndaj këtij vendi dhe madje edhe për një goditje ushtarake ndaj impianteve atomike të këtij vendi.

Dëshmi nuk ka, por interpretimet e rëndojnë Iranin

As Yukiya Amano nuk ka dëshmi se Teherani po zhvillon armë atomike, por ai i interpreton të gjitha shenjat dhe gjasat që e rëndojnë Iranin ndryshe nga paraardhësi i tij. Ndër to bën pjesë p.sh. procesi i pasurimit të uraniumit, me të cilin krenohet Irani, dhe për të cilin inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike u informuan me vonesë, apo eksperimentet me predha speciale të cilat mund të shërbejnë për të ndezur bombat atomike.

Programi atomik iranian

Programi atomik iranian

Në raportin e tij Amano shprehet për informacione të shumta nga burime nga më të ndryshmet, të cilat ai i karakterizon si në përputhje me njëra-tjetrën dhe të besueshme. Për këtë shefi i IAEA-s kërkon prej Teherani sqarime dhe jo më vazhdimin e strategjisë së mbajtjes së gjërave sekret.

Ekziston mundësia e rezolutës

Yukiya Amano duhet t'i shpjegojë këshillit të guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, se si ka arritur në qëndrimin që mban në raportin e tij. Ka mundësi që debati që do të pasojë të përfundojë me një rezolutë të re kundër Iranit. Këshilli i Guvernatorëve i ka kërkuar në nëntor të vitit të kaluar Iranit që të ndërpresë ndërtimin e të gjithë impiantëve atomikë sekretë. Nga 35 anëtarët e këtij forumi kërkesën e paraqitur nga Gjermania e mbështetën 25 vende, ndër to edhe Rusia dhe Kina.

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike nuk ka mundësi të vendosë sanktione kundër vendeve anëtare që nuk kanë dëshirë të kooperojnë. Kjo është kompetencë e Këshillit të Sigurimit. Dhe në të Teherani mund të mbështetej kohët e fundit thuajse gjithmonë tek vetoja kineze. Edhe kësaj here Pekini ka lënë të merret vesh, se është kundër saksioneve të ashpërsuara ndaj Iranit për shkak të programit të tij bërthamor.

Autor: Jörg Pass/ Dr. Pandeli Pani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 01.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MEl4
  • Data 01.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MEl4