1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shqetësim për gjendjen në botë

Në hapje të debatit të përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së presidenti i SHBA, Barack Obama dhe sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon janë shprehur të shqetësuar për gjendjen në botë.

Obama mbron lirinë e shprehjes

Obama mbron lirinë e shprehjes

Në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti amerikan Barack Obama mbrojti të drejtën e lirisë së shprehjes. Dule folur për videon antiislame ai tha se ajo ishte: " një fyerje jo vetëm për myslimanët, por edhe për Amerikën". Megjithatë, ai mbrojti lirinë e shprehjes së sanksionuar në Kushtetutë, e cila vlen edhe për "opinionet me të cilat nuk pajtohet qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës".

Prandaj sulmin ndaj ambasdorit amerikan në Libi, Chris Stevens ai e cilësoi si sulm ndaj Amerikës , ndërsa valën e protestave të dhunshme antiperëndimore në botën arabe si një sulm ndaj parimeve të Kombeve të Bashkuara, sipas të cilave konfliktet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore.

Tema të tjera ishin programi bërthamor iranian dhe situata në Siri

Një Iran me armë bërthamore do të paraqiste një kërcënim, i cili nuk do të mund të ndalej më: ai do të kërcënonte ekzistencën e Izraelit, sigurinë e shteteve të Gjirit si dhe ekonominë botërore dhe do të kishte për pasojë një armatosje bërthamore në rajon. Obama e bëri të qartë se ai megjithatë do të vazhdojë edhe më tej të angazhohet për një zgjidhje diplomatike, por koha për negociata me Iranin nuk është e pakifuzuar: "Prandaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të bëjnë atë që duhet të bëjnë për të penguar Iranin në prodhimin e armëve bërthamore."

Barak Obama paralajmëron Iranin

Barak Obama paralajmëron Iranin

Ndërkaq duke folur për Sirinë, Obama theksoi: "Në Siri e ardhmja nuk duhet t'i takojë një diktatori, që ka vrarë popullin e tij". Edhe presidenti francez François Hollande foli rreth situatës në Siri dhe u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara të veprojnë shpejt. Hollande ka konfirmuar se Franca do të njihte një qeveri tranzicionale të opozitës siriane sapo të formohej ajo.

Hollande kërkon reformimin e KS

Hollande kërkon reformimin e KS

Hollande kërkon reformimin e KS të OKB-së

Në fjalimin e tij të parë para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Hollande u shpreh edhe për reformimin e Këshillit të Sigurimit. Sipas tij ai duhet të përfaqësoj më mirë botën e sotme: "Prandaj Franca i mbështet kërkesat për zgjerimin e Këshillit të Sigurimit, ashtu siç kanë propozuar Gjermania, Japonia, India dhe Brazili."

Ban Ki-moon i shqetësuar për Sirinë

Ban Ki-moon i shqetësuar për Sirinë

Para Barack Obamës dhe presidentit francez François Hollande në hapje të Asamblesë së Përgjithshme foli sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon. Ai shprehu shqetësimin e tij në lidhje me gjendjen e botës me fjalë jashtëzakonisht të qarta: "Këtë vit mua më duhet të jap alarmin lidhur me drejtimin në të cilin po shkon familja ndërkombëtare", tha ndër të tjera Moon.

Autor: Thomas Schmidt/ Auron Dodi

Redaktoi: