1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqetësim për gjendjen shëndetësore të ish-kancelarit Kohl

vfb/aud (dpa/Bunte/Spiegel Online/rtre)2 Qershor 2015

Pas një operacioni në zorrë, ish-kancelari Helmut Kohl, sipas mediave, ndodhet në reanimacion. Zyra e tij njoftoi pasdite se ish-kancelari "në përputhje me kushtet është mirë".

https://p.dw.com/p/1FakF
Deutschland Helmut Kohl Ex-Bundeskanzler
Fotografi: picture-alliance/dpa/F. Leonhardt

Helmut Kohl, sipas informacioneve të revistave "Bunte" dhe "Spiegel Online" ndodhet në pavionin e reanimacionit në Kirurgjinë e Klinikës Universitare në Heidelberg. Mediet u referohen të dhënave nga rrethi i ngushtë i 85 vjeçarit. Kohli, sipas këtyre të dhënave, ka qenë për një kohë të gjatë pa ndjenja. Sipas "Spiegel Online" ish-kancelari ndodhet qysh prej tri javësh në pavionin e reanimacionit.

Pasdite vonë, zyra e Berlinit e Kohlit bëri një deklaratë. Sipas saj, ish- kancelari "në përputhje me kushtet është mirë".

Një pyetjeje me shkrim të Agjencisë së Lajmeve dpa, zyra e Kohlit iu përgjigj: Është e vërtetë se zoti Kancelar Federal në pension, Dr. Helmut Kohl (...) pati në fillim të majit një operacion në ijë, të cilin ai e përballoi shumë mirë. Pas tij doli nevoja e një ndërhyrjeje tjetër, gjë që e zgjati qëndrimin në klinikë. Në përputhje me kushtet, Dr. Helmut Kohl është mirë. Për shkak të ijës së re ai do të shkojë pas daljes nga spitali në një qendër rehabilitimi, qëndrim të cilin ai do ta kombinojë edhe me pushime."

Më 4 maj Kohl pati përballuar me sukses edhe një operacion në pjesën e pasme të legenit dhe atij iu implantua një ijë e re në Heidelberg.