1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shpresohet të merret mbështetja e Beogradit

Shefi i misionit EULEX në Kosovë, Yves de Kermabon, po qëndron për vizitë në Beograd, ku gjatë ditës do të takojë ministrat serbë të drejtësisë, policisë dhe të financave.

Yves de Kermabon duke i dhënë dorën një polici në Kosovë, Lubizde.

Yves de Kermabon viziton Beogradin ku shpreson të marrë mbështetjen e serbëve të Kosovës për misionin e tij.

Marrëdhëniet ndërmjet misionit evropian EULEX dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës, nuk kanë qenë në nivelin e dëshiruar në tre muajve e fundit, kur kur misioni EULEX u vendos në Kosovë. Kjo sepse serbët e Kosovës kërkojnë nga misioni EULEX, që të zbatojë planin gjashtë pikësh të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, ku për shumë çështje që kanë të bëjnë më serbët e Kosovës duhet konsultuar edhe me Beogradin.

Shefi i misionit Yves de Kermabon, viziton sot Beogradin

Nga zyrtarët e misionit EULEX në Prishtinë, kjo vizitë cilësohet teknike, që nuk ka të bëjë aspak me planin gjashtë pikësh të OKB-së. Yves de Kermabon do të bisedojë me autoritet serbe rreth bashkëpunimit të ndërsjelltë në fushën e rendit dhe ligjit, duke përfshirë edhe çëshjet që kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe ato të krimeve të luftës. Disa përfaqësues të serbëve të Kosovës, thonë se ata nuk kanë dashur të bashkëpunojnë me misionin EULEX, për sa kohë që në Kosovë akoma funksionon misioni i UNMIK-ut dhe është valide rezoluta 1244 e KS-it.

Serbët po testojnë nëse misioni është neutral ndaj statusit

Marko Jakshiq, një përfaqësues serb i veriut të Kosovës, thotë se pas vendosjes së misionit EULEX, për serbët partneri i vetëm politik mbetet misioni i UNMIK-u. “Partneriteti me misionin evropian EULEX, varet krejt nga puna e tyre. Ne po testojmë misionin EULEX, nëse është një mision neutral ndaj statusit, që do të thotë se bashkëpunimi me misionin EULEX, do të ndodhë atëherë kur ky mision të zbatojë planin gjashtë pikësh të OKB-së,” thotë Marko Jakshiq.

Misioni evropian EULEX, nuk është ende tërësisht funksional në vendbanimet ku serbët janë shumicë. Edhe pse misioni pati marrë dritën jeshile nga KS-it që të vendoset në tërë territorin e Kosovës, ky mision vazhdon të cilësohet nga serbët si i jashtligjshëm. Marko Jakshiq, thotë se tre muajt e shkuar kanë treguar qartë se misioni EULEX, nuk mund të shtrihet në vendbanimet serbe dhe të zgjidhë problemet e serbëve të Kosovës, përderisa misioni nuk është i pranueshëm për ta. “Nëse problemet do të zgjidheshin në përputhshmëri me udhëzimet e dhëna nga plani gjashtë pikësh i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, atëherë sigurisht që EULEX-i do të ishte shumë i pranueshëm për serbët," thotë Marko Jakshiq.

Më 23 mars KS-it do të diskutojë për zhvillimet në Kosovë

Në këtë seancë shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannieri, do të raportojë për zhvillimet në Kosovë gjatë tre muajve të fundit, zhvillime këto që ndërlidhen vetëm me misionin e UNMIK-un. Në këtë seancë do të paraqitet edhe raporti tre mujor i punës së misionit EULEX në Kosovë. Raporti tashmë është dërguar në OKB-së, përmes Brukselit por, akoma nuk dihet se kush do ta paraqesë atë në seancën e KS-it të OKB-së.

Autor: Bekim Shehu (Prishtinë)

Redaktoi: Aida Cama



  • Data 19.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HFM8
  • Data 19.03.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HFM8