1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Shpresat e francezëve - Takimi franko gjerman i nivelit të lartë

Në gjysmën e dytë të vitit 2008 presidencën e radhës të BE-së do e marrë Franca. Për parapërgatitjen e tyre, sot të hënën takohen në Shtraubing, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy.

Presidenti francez Nicolas Sarkozy, dhe kancelarja gjermane Angela Merkel- Shtraubing, 9 qershor 2008

Presidenti francez Nicolas Sarkozy, dhe kancelarja gjermane Angela Merkel- Shtraubing, 9 qershor 2008

Tema kryesore është politika e përbashkët evropiane në sektorin e energjisë dhe të klimës. Por edhe shumë tema të tjera duhen koordinuar më mirë.

A ndodhi gjë aty? Ky duket të jetë qëndrimi francez i Elysée-Palast kur bëhet fjala për Shtraubingun (Sraubing). Takimi i Nicolas Sarkozy dhe Angela Merkel në Shtraubing të Bavarisë duhet të ishte zhvilluar në muajin mars. Por presidenti francez i tha kancelares gjermane para pak takimit se kërkonte të ndërronte datën e zhvillimit të tij. Ai preferoi më shumë të zgjaste vizitën e tij në Afrikën e Jugut për të zhvilluar një fundjavë safari me Carla Brunin.

Megjithatë ata u takuan në kuadër të panairit Cebit në Hanover. Që prej këtij momenti Sarkozy nuk lë rast pa lëvduar marrëdhëniet gjermano -franceze dhe kancelaren gjermane. Pika kulminante e këtyre lëvdatave ishte vlerësimi i Sarkozisë për Merkelin gjatë dhënies së Çmimit Karl në Aachen para një muaji.

"Për mua është kënaqësi që kam mundësinë të bashkëpunoj dorë më dorë me Angela Merkelin. Ajo është një grua që unë e respektoj. Ajo është një grua e guximshme, inteligjente të cilën unë e kam takuar 12 herë në 12 muajt e fundit."

Mediat franceze bëjnë qyfyre me servilizmat e Sarkozisë. Për politologun Jean-Pierre Maulny, këto lëvdata të tij nuk janë të papritura, sepse ato janë pjesë e ndryshimeve që po bën Presidenti.

"Ndryshimi i mendimit për Angela Merkelin është duke ndodhur në politikën e brendshme franceze. Gjermanët nuk duhet të shqetësohen. Ata duhet të kenë vetëm parasysh karakterin special të presidentit tonë."

Sipas motos, se edhe Sarkozi do e kuptojë një ditë rëndësinë e marrëdhënieve franko-gjermane. Dhe duket se ka ardhur koha dhe Sarkozi e ka kuptuar këtë.

"Kur Gjermania dhe Franca janë në ngrindje, atëherë ato nuk grinden si vendet e tjera. Kur ne grindemi, grindemi për të gjetur një zgjidhje. Ne nuk mund të lejojmë që keqkuptimet dhe konfliktet e interesave të krijojnë hendek midis nesh, sepse hendeqet nuk lejohen midis Gjermanisë dhe Francës."

Sarkozisë i duhet Angela Merkel për të arritur suksesin e presidencës së radhës së BE-së. Ky është motivi kryesor, – thotë politologu Maulny. "Presidenca e BE-së nuk kryhet e vetme. Francës do i duhet që gjashtë muaj me rradhë të ndërmjetësojë midis 27 vendeve anëtare dhe të çojë përpara projekte që kanë arritur kohën e pjekjes. Roli i presidencës së BE-së është arritja e konsensuseve sa më të mëdha. Për këtë Francës i duhet Gjermania."

Për shembull, energjia dhe klima. Tema kryesore e takimit gjermano -francez në Shtraubing. Të dy vendet kanë probleme kur bëhet fjalë për rregullat e mbrojtjes së klimës që duhet të mbajnë parasysh prodhuesit e automobilëve. Makinat franceze janë më të vogla dhe më ambientaliste se sa limuzinat gjermane, që lëshojnë më shumë CO2.

Në këtë fushë Bashkimit Evropian i duhet një kompromis franko- gjerman, thotë Maulny: "Marrëveshja midis dy vendeve është absolutisht e nevojshme për të patur mbështetje sa më të madhe."

Pas kulisave vazhdohet të bisedohet. Në lojë është taktika. Mbase Sarkozi do t`i kujtojë Merkelit çfarë ka thënë para tre muajve. "Është e vetëkuptueshme që midis ne të dyve të arrihet marrëveshja, atëhetë kur duhet të arrihet."

Për Sarkozinë momenti i takimit në Shtraubing nuk është shumë i përshtatshëm. Ai zhvillohet në të njëjtën kohë me lojën e kombëtares franceze në Kampionatin Evropian. Kjo është shumë e hidhur për Sarkozinë që është tifoz futbolli. Ngushëllimi i vogël për të do të jetë prania e ekraneve televizive gjatë mbrëmjes.

DW.COM

  • Data 10.06.2008
  • Autor Claudia Deeg / Sot në Shtraubing
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EGSo
  • Data 10.06.2008
  • Autor Claudia Deeg / Sot në Shtraubing
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EGSo