1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Shpresa të mëdha tek Unioni i vendeve të Mesdheut

Në kryeqytetin e Francës, Paris ka filluar nga punimet samiti për themelimin e Unionit të Mesdheut, ku marrin pjesë mbi 40 kryetarë shtetesh dhe qeverish.

default

Vendet e Unionit mesdhetar

Me krijimin e Unionit të Mesdheut të 27 vendet e BE-së dhe 17 vendet që shtrihen përgjatë detit Mesdhe në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme duan t´i japin një impuls të ri bashkëpunimit mes tyre.

Janë planifikuar një sërë projektesh si pastrimi i Mesdheut, lidhjet rrugore mes për mes Afrikës së Veriut dhe shtrirja e sistemit të energjisë diellore. Nismën për këtë projekt e dha presidenti i Francës Nikolas Sarkozi (Nicolas Sarkozy), i cili kryeson këtë gjashtëmujor presidencën e radhë në BE. Ai bashkë me presidentin e Egjiptit Hunsi Mubarak e drejtojnë këtë samit.

EU-Mittelmeer-Gipfel in Paris, Nicolas Sarkozy und Recip Tayyip Erdogan

Sarkozi me kryeministrin turk, Erdogan në samitin e Parist. Sarkozi është iniciator i Unionit.

Në kuadër të samitit, komisarja e BE-së për për çështjet e jashtme, Benita Ferrro-Valdner u shpreh se ajo shpreson për forcimin e përgjegjësisë së përbashkët për Mesdheun. "E reja këtë herë është që procesin e Barcelonës ta ridinamizojmë me një një emër të ri dhe të tërheqim më shumë në këtë proces edhe vendet jugore. Për këtë arsye kemi vendosur edhe për presidencën e dyfishtë, që do të ndikojë që të marrim vendime të përbashkëta për projektet transrajonale dhe ndërkufitare, si për shembull autostradat në Afrikën e Veriut. Unioni i ri i Mesdheut do të udhëhiqet nga një presidencë e dyfishtë, nga një përfaqësues i BE-së dhe nga një vend joanëtar. Nga vendet ballkanike Unionit i përkasin Shqipëria, Bosnje-Hercergovina, Kroacia dhe Mali i Zi.

Shanset e paqes për Lindjen e Mesme

Unioni i Mesdheut është një mbështetje e rëndësishme për procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Kryeministri izraelit, Ehud Olmert u u shpreh optimist për shanset e paqes në Lindjen e Mesme pas një takimi me presidentin palestinez, Mahmud Abas në kuadër të samitit të Parisit.

Në të njëjtën kohë, Olmert bëri fjalë për bisedime të shpejta direkte me Sirinë. Të dy vendet i zhvillojnë bisedimet aktualisht nën ndërmjetësimin e Turqisë. Një ditë më parë presidenti i Sirisë, Bashar el Asad i kishte zbehur shpresat për fillimin e shpejtë të bisedimeve direkte të paqes me Izraelin. Udhëheqja aktuale e SHBA nuk ka interes për paqen në Lindjen e Mesme, kishte thënë Asad në Paris. Si rrjedhojë bisedime direkte me Izraelin do të ketë pas ndryshimit të pushtetit në Shtëpinë e Bardhë.

  • Data 13.07.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EbTa
  • Data 13.07.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EbTa