1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Shpresa për Spanjën dhe Greqinë

Ministrat e Financave të eurozonës ulin për herë të dytë objektivat në lidhje me deficitin për vitin 2012.

Nën trystninë e tregjeve financiare, BE-ja dëshiron t'i ndihmojë Spanjës edhe një herë. Sipas diplomatëve të BE-së ministrat e Financave të BE-së i lejojnë ekonomisë së katërt më të madhe në zonën e euros një deficit shumë më të lartë buxhetor për këtë vit nga sa ishte planifikuar më parë. Sipas njoftimeve në prag të takimit të ministrave të Financave të BE-së minusi i Spanjës mund të lejohet të shkojë deri në 6,3 për qind në vend të 5.3 për qind sikurse ishte rënë dakord më parë. Kjo është ulja e dytë e objektivave në lidhje me deficitin për vitin 2012 që ndërmerret brenda disa muajsh.

Qeverisë spanjolle do t'i lihet sipas diplomatëve edhe një vit më tepër kohë, pra deri në vitin 2014 për të arritur objektivin prej tre për qind të produktit të brendshëm bruto si nivelin maksimal më të lartë, i cili vlen për të gjitha vendet e BE-së. Sipas diplomatëve vitin e ardhshëm Spanjës do t'i lejohet një deficit buxhetor prej 4.5 për qind. Në vitin 2014 ky deficit pritet të bjerë në 2.8 për qind.

Mario Draghi

Mario Draghi

Presidenti i Bankës qendrore Evropiane Mario Draghi mendon se vendet e mbytura në borxhe të Evropës Jugore duhet të vazhdojnë kursin e masave të rrepta të kursimit megjithë kundërshtimin dhe tensionin në rritje në radhët e popullsisë. "Pikëpamja ime është se programet e kursimit duhet të vazhdojnë," tha Draghi.

Spanjolli Luis de Guindos (m) me homologun francez Francois Baroin

Spanjolli Luis de Guindos (m) me homologun francez Francois Baroin

Programi i Spanjës që ka përgatitur ministri spanjoll i Financave, Luis de Guindos përbëhet nga kursime dhe rritje të nivelit të taksave. Me këtë program qeveria spanjolle synon të kursejë 30 miliardë euro. Vetëm për këtë vit prej këtyre masave pritet një kursim prej rreth 10 miliarë euro.

Po ashtu sipas ministrit spanjoll të Financave Spanja do të ngrejë edhe një bad bank.

Për të qetësuar tregjet financiare që vazhdojnë të jenë shumë nervoze vendet e eurozonës do t'i japin Spanjë në korrik një ndihmë prej deri 100 miliardë eurosh për bankat e Spanjës. Marrëveshja për programin e ndihmave pritet të vendoset më 20 korrik.

Greece's new finance minister Yannis Stournaras seen after being sworn in central Athens, Thursday, July 5, 2012. Stournaras, a prominent economist, was meeting with the debt inspectors from the European Central Bank, European Commission and International Monetary Fund, known as the troika. He was appointed last week after the initially designated finance minister couldn't take up his position on health grounds. (Foto:Petros Giannakouris/AP/dapd)

Janis Sturnaras

Edhe ministri grek i Financave, Janis Sturnaras, i cili konsiderohet si bashkëpërgjegjës për zbukurimin e gjendjes financiare të Greqisë, në kohën kur qe fjala për t'u anëtarësuar në eurozonë, shpreson që në funksionin e tij të ri të arrijë lehtësime sa u përket kursimeve. Në Greqi presioni ndaj qeverisë për të lehtësuar kursin e kursimeve është tepër i lartë.

dpa/dw/pp

  • Data 10.07.2012
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15UOx
  • Data 10.07.2012
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/15UOx