1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shpresa për një armëpushim në Siri

Kërkesa e të dërguarit special të OKB, Brahimi për armëpushim në Siri për festat e Bajramit miratohet nga KS. Kryengitësit janë skeptikë në respektimin e tij nga trupat qeveritare.

default

Lakhdar Brahimi

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbështeti kërkesën e ndërmjetësuesit të OKB, Lakhdar Brahimi për një armëpushim në Siri. Lidhur me negociatat ka raportime të ndryshme. Brahimi tha se regjimi i Baschar al Assad-it ka dhënë sinjale për të miratuar fillimin e një armëpushimi katërditor gjatë festimeve të kurbanit që nisin në Siri nesër.  

Në të kaluarën, Këshilli i Sigurimit ka qenë kryesisht i ndarë në çështjen e Sirisë, por përmes një deklarate të miratuar unanimisht, këshilli prej 15 vendeve anëtare u ka bërë thirrje të dyja palëve që të punojnë bashkërisht drejt një “ndërprerje të qëndrueshme të dhunës”. Këtë rradhë ishte vetë Rusia që dha garanci për këtë vendim. Ambsadori i Rusisë në OKB, Vitali Çurkin bëri të ditur se respektimi i armëpushit nga palët do të vëzhgohet me shumë vemendje.

Syrien Bürgerkrieg Lage in Aleppo

Aleppo

"Bashkësia ndërkombëtare do të ndjekë me shumë vemendje këtë marrëveshje sepse nuk është një armëpushim i strukturuar. Ky armëpushim varet nga vullneti i mirë i palëve të përfshira. Por bashkësia ndërkombëatre duhet të përqëndrohet tek Siria dhe kushdo që do ta shkelë këtë marrëëveshje, do të përballet me qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare", tha Çurkin në Nju Jork.

Nga pala zyrtare siriane thuhet se  një vendim për këtë pritet të jepet gjatë kësaj të enjte. Këshilli kombëtar opozitar në Siri megjithatë e vuri në dyshim vullnetin e qeverisë së Assad-it që ti përmbahet vërtet një armëpushimi. Grupi xhihadist "Fronti Al-Nusra" që i përket rrjetit terrorist Al - Kaida njoftoi se mes atij dhe regjimit të Assad-it  në parim nuk do të ketë armëpushim.

Ndërkohë, në gjithë vendin  ka pasur luftime mes trupave qeveritare dhe kundërshtarëve të regjimit gjatë ditës së mërkurë ku si pasojë ka pasur më shumë se 150 të vdekur, bëjnë të ditur burime jozyrtare.

  • Data 25.10.2012
  • Autor Mimoza Cika-Kelmendi
  • Fjalët kyç Siri, armepushim
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16WCq
  • Data 25.10.2012
  • Autor Mimoza Cika-Kelmendi
  • Fjalët kyç Siri, armepushim
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/16WCq