1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shpresa për një çtensionim të konfliktit në Ukrainë

Sinjale të shtendosjes së krizës në Ukrainë? Kreu i Kremlinit Putin u kërkon seperatistëve që të shyjnë referendumin. Sipas NATO-s, asnjë shenjë të tërheqjes së trupave ruse. Merkel propozon një tryezë bisedimesh.

default

Vladimir Putin

Shpresa të reja për një deeskalim të konfliktit në Ukrainë: Pas takimit në Moskë me presidentin e OSBE-së, Didier Burkhalter, presidenti rus Vladimir Putin i bëri thrrije seperatistëve në rajonin e Ukrainës lindore, që të shtyjnë planet për një referendum më 11 maj, mbi statusin e rajoneve kryesisht rusisht-folëse. Presidenti rus e ka justifikuar shtyrjen e këtij votimi me argumentin “që duhet të krijohen kushtet e nevojshme për dialog mes palëve”. Ai ka thënë gjithashtu se është i gatshëm të “gjejë rrugëzgjidhje për daljen nga kriza”.


Para gazetarëve ai deklaroi gjithashtu se: “Rusia ka tërhequr trupat e saj nga kufiri ukrainas, ato ndodhen në vendet ku kryejnë stërvitjet e rregullta dhe poligone. Lëvizja e trupave mund të verifikohet fare lehtë përmes mjeteve moderne të zbulimit. Nga hapësira shihet gjithçka”, ka deklaruar Putin në konferencën e përbashkët për shtyp me kreun e OSBE-së. Sipas Putin, zgjedhjet presidenciale të Ukrainës më 25 maj janë një hap “në drejtimin e duhur”, por vota e këtyre zgjedhjeve nuk do të vendosë asgjë, për sa kohë që nuk mbrohen të drejtat e të gjithë qytetarëve.

Ndërkohë NATO nga ana e saj nuk sheh shenja për një tërheqje të trupave ruse nga zona kufitare e Ukrainës. Sekretari i përgjithshëm Anders Fogh Rasmussen kërkoi nga Moska gjatë një vizite në kryeqytetin polak,që të tëheqë trupat e saj. Rusia po bën„ një veprim të paligjshëm dhe jolegjitim kundër Ukrainës“, kritikoi ai. Ndërkohë që përshëndeti kërkesën e Putinit ndaj seperatistëve për shtyrjen e referendumit në Ukrainën lindore.

Pas deklaratave të Putinit , kancelarja gjermane Angela Merkel përmes një bisede të shkurtër telefonike ka propozuar një "tryezë të rrumbullakët" me pjesëmarrjen e të gjitha palëve në konflikt për zgjidhjen e krizës në Ukrainë. Putin nga e tij i është përgjigjur pozitivisht propozimit të kancelares. Kryeministri ukrainas, Arseni Jazenjuk ndërkohë i cilësoi deklaratat e Putinit si „boshe". Seperatistët prorusë nga ana e tyre njoftuan së do ta rishqyrtojnë referendumin e planifikuar për të dielën.

mck (dpa, afp, rtr)