1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shpresa për Kosovën - Konferenca e donatorëve në Bruksel

Bashkimi Europian do të kontribuojë me 500 milionë euro ndihmë ekonomike, deklaroi komisari i BE-së për zgjerimin Oli Ren në hapje të konferencës.

default

Hashim Thaçi dhe kryeministri belg Yves Leterme pas takimit në Bruksel

Përfaqësues të BE-së, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe Kombeve të Bashkuara diskutojnë sot në Bruksel për ndihma ekonomike për Kosovën. Qeveria në Prishtinë ka hartuar për këtë një plan të gjerë investimesh, të cilin e paraqet sot në Bruksel. Kosova pret ndihma në shumë prej 1,4 miliardë eurosh.

Dr.Hajredin Kuqi, Abgeordnete des Parlaments des Kosovo

Dr.Hajredin Kuqi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, në bisedë me DW u shpreh Hajredin Kuqi shprehet se kemi bërë përpjekje serioze paraprake për projektet, që kanë përgatitur ministri të veçanta, niveli lokal dhe shoqëria civile. Kuçi vë në dukje se në procesin përgatitor janë konsultuar edhe donatorët potencialë. Kuqi: Kemi qenë shumë realë dhe racionalë në kërkesat tona. Ato janë kërkesa të pajtueshme dhe të pranueshme edhe për buxhetin e vendeve donatore potenciale."

Kosova do të aplikojë për anëtarësimin në Bankën Botërore dhe FMN

Sot në Bruksel kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi njoftoi se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bankën Botërore dhe FMN. Thaçi: "Dje ne aplikuam për anëtarësi në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar. Kemi punuar shumë për këtë dhe kemi krijuar një realitet të ri në Kosovë, një realitet pozitiv. Kosova meriton që së shpejti të jetë pjesë e Nato-s, BE-së dhe e të gjitha institucioneve financiare. Unë mendoj se shpejti do të kemi një përgjigje nga BB-ja dhe FMN-ja dhe ajo do të jetë një përgjigje

Pristina, Kosovo (Straßen)

Kosova ka papunësi të madhe

pozitive."


Bashkimi Europian ka premtuar se do të kontribuojë me 500 milionë euro ndihmë ekonomike, deklaroi komisari i BE-së për zgjerimin Oli Ren (Olli Rehn) në hapje të konferencës. Dje në prag të konferencës qeveria gjermane premtoi një ndihmë prej 100 milionë eurosh.


Ku do të përqëndrohen ndihmat?

Kjo ndihmë është parashikuar të ndihmojnë rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale të Kosovës për vitet 2008 dhe 2009, thuhet në deklaratën e publikuar nga minisitria e jashtme gjermane. Gjermania kështu zë vendin e dytë për nga shuma e donacioneve, mbas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat më parë kishin bërë të njohur kontributin e tyre prej 400 milionë dollarësh.


Fushat kryesore të ndihmës gjermane në Kosovë do të jenë energjia, kanalizimet dhe furnizimi me ujë të pijshëm, nxitja e zhvillimit ekonomik dhe hapjes së vendeve të reja të punës, si dhe sektori i arsimit.


DW.COM

  • Data 11.07.2008
  • Autor Arapi, Lindita
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EaMu
  • Data 11.07.2008
  • Autor Arapi, Lindita
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EaMu