1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shpresa e parë për heshtjen e armëve në Gaza

AG / Aida Cama 21 Nëntor 2012

Izraeli dhe Hamasi radikal islamik kanë rënë dakord sipas njoftimeve të mediave për një armëpushim. Ai duhet të hyjë në fuqi ditën e martë.

https://p.dw.com/p/16mzE
Fotografi: picture-alliance/dpa

Organizata radikale islamike palestineze Xhihadi Islamik ka njoftuar mbajtjen e një konference shtypi në të cilën në kryeqytetin egjiptian, Kajro, në të cilën do të bëhet e ditur armëpushimi.

Edhe stacioni i dytë televiziv izraelit njoftoi se në orën 20:00 MEZ, në Kajro do të bëhet thirrje për vendosje armëpushimi. Kjo do të hyjë në fuqi në mesnatë (ora 23.00 MEZ). Zëdhënësi i qeverisë izraelite, Mark Regev tha megjithatë se bisedimet nuk janë mbyllur.

Shpresa e parë për heshtjen e armëve u dha disa orë më parë. Presidenti egjiptian Mohammed Mursi, deklaroi se agresioni izraelit do të marrë fund ditën e martë. "Përpjekjet për të vendosur armëpushimin midis palestinezëve dhe Izraelit do të sjellin rezultate pozitive në orët e ardhshme."

Edhe Izraeli do ta përshëndeste, sipas fjalëve të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, vendosjen e një armëpushimi. Nëse në rrugë diplomatike arrihet një zgjidhje afatgjatë, atëherë vendi i tij do të ishte një "partner i vullnetit të mirë" tha Netanjahu pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të KB, Ban Ki Moon.

Gjatë një konferencë të përbashkët shtypi ai paralajmëroi se Izraeli mund të kthehet në çdo kohë tek masat ushtarake, nëse nuk do të gjendet një zgjidhje diplomatike për problemin e sulmin me raketa nga Rripi i Gazës, tha Netanjahu.

Ofensivë diplomatike

Gjatë gjithë ditës komuniteti ndërkombëtar u përpoq për të arritur në një armëpushim. Sekretari i Përgjithshëm i KB, Ban Ki Moon parapajmëroi gjatë një takimi me Mursin për rreziqet e shkallëzimit të krizës në gjithë rajonin. Të gjitha palët duhet të ndalojnë menjëherë zjarrin.

Prandaj ministri iJashtëm gjerman kërkoi në Jeruzalem dhe Rramallah gjatë bisedimeve me presidentin

Schimon Peres, kryeminstrin Netanjahu dhe preseidentin e palestinezëve, Mahmud Abbas vendosjen një armëpushimi. Ai vuri theksin tek solidariteti i Gjermanisë me Izraelin dhe nënvizoi të drejtën e tij për tu vetëmbrojtur. Kushti për armëpushimin duhet të jetë dhënia fund e sulmit me raketa nga Rripi i Gazës. Në fund të vizitës ai u nis për në Kajro.

SHBA bëri ndërkohë të ditur se ministrja e Jashtme amerikane Hillary Clinton, do të shkojë për bisedime në Izrael, Egjipt dhe Ramallah. Përpjekjet e Këshillit të Sigurimit të KB, për të rënë dakord për një deklaratë mbi konfliktin në Gaza, dështuan ditën e hënë. SHBA nuk pranuan propozimin e shteteve arabe, sepse ai nuk përmbante sulmin me raketa mbi Izraelin.