1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shpresa dhe zhgënjim në përvjetorin e protestave në Gezi

Më 28 Maj 2013 ambientalistët në Stamboll u mblodhën në Gezi Park për të protestuar. Pasuan demonstrata në të gjithë vendin. Një vit pas fillimit protestave në Gezi nuk ka asnjë përmirësim, ankohen aktivistët.

Për artistin turk Erdem Güngüz përvjetori i parë i fillimit të protestave në Gezi nuk është arsye për të festuar. Pothuajse një vit më parë ai qëndroi për orë të tëra pa lëvizur në Sheshin Taksim, me vështrimin e ngulur tek portreti i themeluesit të Republikës Turke, Mustafa Kemal Ataturk. Güngüz demonstroi në heshtje kundër dhunës brutale të policisë gjatë protestave në Gezi-Park. Mijëra njerëz bënë si ai i cili u bë një ikonë e lëvizjes së protestës.

Sot, qeveria turke kontrollon ende çdo gjë - "mediat, gjyqësorin dhe forcat e policisë," thotë 34-vjeçari në bisedë me DW-në. Policia përdor ende dhunë brutale: "Në qoftë se në rrugë dalin dhjetë protestues, aty menjëherë vijë 60 policë me pompa uji, ne s'kemi fituar asgjë nga demonstratat.

Nuk ka asnjë përparim, mediet ende nuk janë të lira dhe të pavarura, ne jemi në të njëjtën situatë si një vit më parë, në mos më keq." Gündüz e ka fjalën për aksidentin në minierën e Somas, ku kohët e fundit humbën jetën më shumë se 300 minatorë. Që përvjetori të ketë një kuptim njerëzit duhet të shkojnë në varret e viktimave në Soma.

Rrjetet sociale më të rëndësishme se kurrë

Liria e kufizuar e shtypit ishte vitin e kaluar në qendër të protestave masive. Ndërsa mediat turke fillimisht as që njoftonin për lëvizjen në Gezi-Park, në rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter mbretëronte vërtetë gjendje e jashtëzakonshme Miliona qytetarë të zemëruar e përdornin internetin si një zëdhënës alternativ. Ata shpërndanin çdo sekondë video dhe fotografi. Fotografitë që tregonin si janë arrestuar dhe rrahur gazetarët u përhapën kudo.

Gökhan Bicici

Gökhan Bicici

Ndër ta qe edhe gazetari Gökhan Bicici. Interneti është bërë një instrument i mprehtë i shoqërisë, thotë gazetari në bisedë me DW-në dhe "ishte i vetmi mjet për të kapërcyer censurën."

Shpresa për shoqërinë civile

Për shkak të protestave në Gezi stil i qeverisë në Ankara, është bërë më autoritar kritikon politologu dhe kolumnisti Cengiz Aktar, i cili punon ndër të tjera në Qendrën për Politikë të Stambollit (IPC). Demonstratat masive ishin sfida e parë e madhe për kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan. "Ai nuk ka frikë nga partitë e opozitës, por ai ka frikë nga fuqinë e rrugës dhe e protestave," thotë Aktar në bisedë me DW-në. Pas suksesit të partisë së Erdogan në zgjedhjet lokale mund të ketë njerëz që vërtetë mendojnë se protestat kanë sjellë asgjë, thotë Aktar. "Por demonstratat ishin një kthesë për psikologjinë e njerëzve. Frika për të shprehur mendimin e tyre hapur, tani është më i vogël." - thotë Cengiz Aktar.

Nga protestat Gezi Park është krijuar "një shoqëri civile e guximshme dhe dinamike," thotë edhe gazetari Bicici. Nuk duhet harruar se fuqia e një qeverie është gjithmonë e kufizuar në kohë - ndryshe prej ndryshimeve të qëndrueshme sociale që mund të ndikojnë në periudhë afatgjatë. "Shoqëria civile është e ardhmja e Turqisë" për këtë Bicici është i bindur - sepse protestat kanë shkaktuar një dinamikë të re në shoqërinë turke.