1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shpresa dhe pesimizëm - bisedimet për paqe në Lindjen e Mesme

Pas gati tre vjet pezullimi në bisedimet për paqe në Lindjen e Mesme pritet të ketë përsëri lëvizje, madje që javën e ardhshme.

Ministri amerikan i Punëve të Jashtme John Kerry njoftoi të premten në mbrëmje (19.7.) që negociatori palestinez Saeb Erekat mund të takohet ditët e ardhshme me ministren izraelite Tzipi Livni në Uashington. Pytjes nëse kjo mund të shihet si fillimi i negociatave të drejtpërdrejta midis dy palëve, përfaqësuesi i qeverisë amerikane iu përgjigj me: "po."

Kerry und Abbas in Amman 17.07.2013

Kerry dhe Abbas në Aman, 17.07.2013

"Në emër të Presidentit Obama, kam kënaqësinë t'ju njoftoj se ne kemi arritur një marrëveshje që krijon një bazë për rifillimin e negociatave të drejtpërdrejta për statusin final mes palestinezëve dhe izraelitëve. Ky është një hap i rëndësishëm dhe i mirëpritur përpara." - tha John Kerry.

Westerwelle: Hap i parë drejt rifillimit të procesit të paqes së Lindjes së Mesme

Treffen der Syrien-Kontaktgruppe Westerwelle

Guido Westerwelle

Në kuadër të takimit të BE-së për të ardhmen e Evropës që po zhvillohent në Mallorca ministri i Jashtëm gjerman Westerwelle tha se e përshëndet marrëveshjen për rifillimin e bisedimeve të paqes në Lindjen e Mesme. "Ky është një rezultat shumë i mirë i përpjekjeve intensive për ndërmjetësim i Sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry dhe mund të jetë një hap i parë për të vënë në lëvizje procesin e paqes. Gjermania dhe partnerët evropianë do ta mbështesin me të gjitha forcat këtë proces." - tha Westerwelle.

Ndërtimi i ngulimeve të reja arsyeja pse procesi i paqes ka ngecur në vend

Për sa kohë Izraeli do të vazhdojë të ndërtojë ngulime në Bregun Perëndimor të lumit Jordan, procesi i paqes me Palestinën nuk mund të funksionojë, mendon eksperti për Lindjen e Mesme Michael Lüders. "Arsyeja pse procesi i paqes ka ngecur në vend që nga viti 2010 është se Izraeli vazhdon politikën e ndërtimit të ngulimeve të reja. Dhe për shkak se nga ana amerikane nuk ka asnjë presion mbi Izraelin, kjo as nuk do të ndryshojë." - mendon eksperti për Lindjen e Mesme.

Westjordanland israelische Siedlung Ofra bei Ramallah

Izraeli nuk heq dorë nga politika e ndërtimit të ngulimeve të reja

Nëse mbajmë parasysh se Partia Likud, partia më e madhe dhe më të fortë në Izrael që drejtohet nga Netanjahu, tha shumë qartë gjatë fushatës zgjedhore se nën drejtimin e saj nuk mund të ketë asnjë shtet palestinez në perëndim të lumit Jordan, atëherë natyrisht e vështirë t'i përgjigjesh pyetjes se ku duhet të krijohet një shtet palestinez, thotë Michael Lüders.

"Problemi është se një pjesë e madhe të opinionit izraelit, territoret e pushtuara, në perëndim të lumit Jordan nuk i konsideron si territore të pushtuara, por si pjesë të tokës së premtuar biblike  të "Eretz Izraelit" pra si zemra e territoreve hebreje. Dhe në dritën e këtij perceptimi, është shumë e vështirë për të gjetur me palestinezët një kompromis territorial." - mendon eksperti për Lindjen e Mesme Michael Lüders.