1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shpresë për një mundësi të dytë

Në mandatin e parë të Barack Obamës shumë gjëra mbetën të papërfunduara apo sapo kishin filluar. Presidenti paralajmëron së sfiduesi i tij republikan do ta drejtonte vendin drejt një orientimi krejt të ri.

default

Teksas, zgjedhje

Entuziasmi nuk njihte kufij në 2008. "Yes we can", ishte slogani me të cilin motivonte përkrahësit e tij kandidati karizmatik për president Barack Obama. Premtimi i senatorit të Ilinoisit: "Hope and Change - Shpresë dhe ndryshim". Obama deklaronte atëherë: "Unë e di se nuk kam pasur shumë kohë për të njohur me imtësi strukturat e pushtetit në Uashington, por koha atje ka qenë e mjaftueshme për të ditur se Uashingtoni duhet të ndryshojë."

Katër vjet më vonë, optimizmi i ka lënë vendin realitetit. Në turin e tij elektoral nëpër Amerikë, Barack Obamës i duhet të pranojë: "Kemi ende shumë për të bërë." Më fjalimin e tij në kongresin e demokratëve në Charlotte, në të cilin pranoi zyrtarisht nominimin nga partia e tij, Obama kujtoi shfaqjen e tij të parë të rëndësishme në publik në 2004, në kongresin e partisë në Boston dhe deklaroi: "Tetë vjet më vonë kjo shpresë është sfilitur nga kostot e luftërave, një prej krizave më të rënda ekonomike të historisë dhe prej një amullie politike, e cila shtron pyetjen nëse jemi ende në gjendje të përballemi me sfidat e kohës sonë."

USA Wahl Wahlen US Wähler im Ausland Berlin Deutschland Demokraten

Zgjedhje 2012

Vendosja e piketave për të ardhmen

Zgjedhjet e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e vendit në të gjitha fushat: në çështjet e ekonomisë, tatimeve dhe financave, reduktimin e defiçitit buxhetor, të politikës energjitike dhe sociale, arsim dhe siguri kombëtare, argumenton Obama. "Është zgjedhja mes dy vizioneve kryekëput të ndryshme për të ardhmen e Amerikës." Është mënyra si kuptohen detyrat e shtetit, që e dallon atë nga konkurrenti republikan Mitt Romney.

Në mandatin e tij të parë Obama nuk ka arritur disa objektiva dhe tani ai kërkon më shumë kohë: "Në të vërtetë kemi nevojë për më shumë se katër vjet për të zgjidhur problemet, që janë krijuar në vazhdon e disa dekadave." Lista e punëve të pambaruara është e gjatë. Para së gjithash premtimi i tij për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike. Një kuotë papunësie prej më shumë se 8 për qind është alarmuese për kushtet amerikane, dhe ekonomia e SHBA-së po e rimerr veten shumë ngadalë megjithë ndihmat financiare shtetërore miliardëshe, që Obama arriti të miratoheshin në fillim të 2009. Por edhe iniciativa të tjera ligjore si reforma e imigraionit mbetënm në vend ose u zbatuan vetëm pjesërisht si p.sh. reforma e ëall Street. Në politikën e jashtme ka mbetur i paplotësuar premtimi i tij për mbylljen e kampit të të burgosurve në Guantanamo.

Luftë pushteti me republikanët

Sidoqoftë, reforma në shëndetësi, tek e cila u përqëndrua kryesisht administrata Obama, hyri në fuqi në mars 2010. Por kalimi i saj në Kongres rezultoi shumë i vështirë pasi demokratët humbën humbën në senat në janar 2010 vendin e senatorit Ted Kennedy, i cili ndërroi jetë dhe më pas në nëntor të të njëjtit vit humën maxhorancën në dhomën e përfaqësuesve në zgjedhjet për Kongresin. Qysh atëherë presidenti dhe Kongresi janë përfshirë në një matje forcash që paralizon procesin legjislativ dhe në 2011 e çoi vendin në prag të paaftësisë paguese.

Barack Obama / TV-Duell / Boca Raton / USA

Barack Obama

Sondazhet flasin për rënie të mbështetjes për Obamën. Nëse me marrjen e postit sipas institutit Gallup 68 për qind e amerikanëve ishin të kënaqur me të, në fund të janarit 2012 vetëm 45 për qind e përkrahnin presidentin. Për krahasim në të njëjtën periudhë kohore të mandatit të tyre demokrati Bill Clinton gëzonte një përkrahje prej 52 për qind të të anketuarve dhe George ë. Bush 49 për qind. Viti i fushatës elektorale nuk rezultoi aspak i lehtë. E megjithatë Obama ka arritur edhe suksese të tjera veç reformës në shëndetësi dhe shpëtimit të industrisë së automobilëve. Ashtu siç kishte premtuar Obama tërhoqi nga Iraku trupat amerikane.

"Përpara" në vend të "Shpresë dhe ndryshim"

Ndër arritjet më të bujshme është padyshim edhe aksioni i suksesshëm për kapjen e Osama bin Ladenit, të cilën Obama e vuri në dukje edhe në fjalimin për gjendjen e kombit këtë vit: "Për herë të parë që prej dy dekadash Osama bin Laden nuk është më kërcënim për këtë vend." Popullariteti i Obamës vazhdon të jetë megjithatë i lartë. Sipas një sondazhi të Gallup në qershor 81 për qind e të anketuarve e konsiderojnë atë të këndshëm, konkurrenti i tij Mitt Romney arrin vetëm 64 për qind. Nga kjo kërkon të përfitojë ish senatori nga Illinoisi si dhe nga kontrasti i qartë me Romney-in në çështje sociale si e drejta e abortit, imigracioni, të drejtat e pakisave dhe reforma e shëndetësisë. Slogani i fushatës elektorale i është përshtatur realitetit të ri. Në vend të "shpresë" dhe "ndryshim", tani ai është thjesht "Përpara".