1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shpeshtohen deklaratat e autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare për mundësinë e dialogut të ri mes Prishtinës dhe Beogradit

Serbia kërkon dialog për statusin e Kosovës, ndërsa autoritetet e Prishtinës pohojnë se dialogu është i domosdoshëm, por vetëm për normalizimin e raporteve mes dy vendeve sovrane.

default

Rrugë në Prishtinë

Kosova angazhohet për dialog të hapur dhe bashkëpunim të mirëfilltë me të gjitha vendet fqinje. Por dialogu dhe bashkëpunimi duhet të jenë mbi baza të mirëfillta dhe të sinqerta, pohon këshilltari i presidentit të Kosovës, Xhavit Beqiri.

"Republika e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, kurrë nuk i ka mbyllur dyert e bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë me Republikën e Serbisë. Për fat të keq, pala tjetër kurrë nuk ka treguar gatishmëri për raprote të mira me Kosovën. Përkundrazi, Kosovën e ka sulmuar në të gjitha fushat dhe i ka krijuar probleme asaj."

Beqiri thekson njëkohësisht se institucionet e Kosovës kurrë nuk do të pranojnë që me Beogradin të rihapen çështjet, që mund të prekin sovranitetin e vendit. Në anën tjetër, kryetari i Këshillit serb për Kosovën Dragan Veliq pohon se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm, por kurrsesi si dy shtete të pavarura. Veliq thekson se roli i bashkësisë ndërkombëtare në ndonjë dialog të ri do të jetë shumë i rëndësishëm.

"Edhe përgjegjësia e bashhkësisë ndërkombëtare është shumë e madhe: që të respektojë Rezolutën 1244 dhe që të dy palët t'i bindë për pjesëmarrje në negociata për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme. Bisedimet e këtilla me siguri që duhet të fillojnë prej çështjeve që nuk prekin statusin, ndë në fund të bisedohet edhe për vet statusin. Me siguri që pas përgjigjes së Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, bashkësia ndërkombëtare mund dhe duhet që në këtë kuadër të kërkojë negociata të reja."

Edhe analistët janë të mendimti se çështja e dialogut do të hapet pas mendimit këshilldhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Pasi mendimi i Gjykatës, sipas të gjitha gjasave, do të jetë neutral, bisedimet janë të domosdoshme, pohon Shpend Ahmeti, drejtor i Institutit për Studime të Avancuara.

"Çështja është që Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, që i krijon probleme jo vetëm Kosovës por edhe vendeve tjera të rajonit dhe bashkësisë ndërkombëtare. Në këtë mënyrë rrezikohet edhe perspektiva evropiane. Prandaj Brukseli dhe vendet e BE-së duan që të vazhdojnë bisedimet. Mendoj se do të bisedohet edhe për çësthjet e rënda, në radhë të parë për veriun e Kosovës."

Ndonëse bashkësia ndërkombëtare pohon se pavarësia dhe integriteti territorial i Kosovës nuk do të kontestohen, Ahmeti mendon se ende është e hapur edhe mundësia e ndarjes së Kosovës. Sipas tij, kjo çështje do të riaktualizohet deri në fund të vitit.

Autor: Zylfija Jakupi/Bahri Cani

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 03.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MIh3
  • Data 03.03.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/MIh3