1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk mund të nxisë trazira në luginën e Preshevës

Subjektet politike shqiptare të Luginës së Preshevës e përjashtojnë mundësinë për ndonjë shkallëzim të situatës rajonin e luginës së Preshevës para ose pas shpalljes së pavrësisë së Kosovës.

Udhëheqësit politikë në Preshevë e hodhën poshtë deklaratën e ministrit serb të mbrojtjes, Dragan Shutanovac, dhënë mediave serbe. Sustanovic ka theksuar: se mund të ndodhë që, siç është shprehur ai, grupe kriminale nga Kosova të infiltrohen në Jug të Serbisë me qëllim të nxitjes së konflikteve.


Kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, thotë se tashmë koha e konflikteve ka kaluar, edhe pse ka nevojë që popullata e Luginës së Preshevës të jetë më vigjilente.


Për nënkryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Shukri Ymeri, gjendja në Luginën e Preshevës nuk ka arsye që të tensionohet, ndërsa deklaratat e zyrtarëve serbë, sipas tij, nuk paraqesin ndonjë risi kur është fjala për përcaktimin e statusit të Kosovës.


Ndërkohë, për të shtunën në Luginën e Preshevës, është paralajmëruar të mbahte një takim i përbashkët i këshilltarëve shqiptarë të kuvendeve komunale të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës. Merret vesh gjithashtu se kjo seancë do të rezultojë me nxerrjen e nje deklarate që ka të bëjë gjendjen në këto komuna në sfondin e zhvillimeve rreth statusit të Kosovës.





  • Data 14.02.2008
  • Autor Jeton Ismaili, Bujanoc
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D7e1
  • Data 14.02.2008
  • Autor Jeton Ismaili, Bujanoc
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/D7e1