1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shpallja e pavarësisë së Kosovës – çështje ditësh

Viron Gjymshana24 Janar 2008

Thaçi në Bruksel. Nuk hasa pengesa, por gjeta mbështetje dhe inkurajim u shpreh kryeministri i Kosovës.

https://p.dw.com/p/CwzQ
Fotografi: AP Photo/Visar Kryeziu
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi pohoi në Bruksel lajmin e shumëpritur se shpallja e pavarësisë së Kosovës, në bashkëpunim dhe marrëveshje me Uashingtonin dhe Brukselin nuk do të vonohet më. Eshtë çështje ditësh – deklaroi kryeministri i Kosovës pas drekës së punës që ai pati me shefin e diplomacisë europiane, Havier Solanën. Madje ai vuri në dukje se jo vetëm që Kosova është e gatshme që sot që të shpallë pavarësinë, por që në Bruksel ai gjeti mirëkuptim dhe mbështetje në këtë drejtim.

Edhe Solana, që e shoqëroi për disa çaste kryeministrin e Kosovës la të kuptohet se me Thaçin kishin arritur në përfundime të përbashkëta rreth të ardhmes së Kosovës dhe rolit të Bashkimit Europian atje.

Thaçi pohoi se shpreson që SHBA-ja, Bashkimi Europian dhe vendet fqinje ta pranojnë dhe njohin shumë shpejt pavarësinë e Kosovës.