1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Shpëtimtari? - Emirati i Katarit bëhet aksionar kryesor i Hochtief-it

Prej disa muajsh koncerni Hochtief, po mundohet që të mos lejojë blerjen armiqësore nga firma spanjolle e ndërtimit ACS. Hochtief, prezantoi së fundi Emiratin e Katarit, i cili si aksionar i madh mund të jetë shpëtimtari

Hochtief, koncerni më i madh gjerman i ndërtimit në përpjekje për të shpëtuar

Hochtief, koncerni më i madh gjerman i ndërtimit në përpjekje për të shpëtuar

Koncerni më i madh i ndërtimit Hochtief në Gjermani shpalli një rritje kapitali prej gati dhjetë për qind. Aksionet do të blihen me një çmim prej 400 milionë eurosh prej një fondi shtetëror prej Emiratit të Katarit, i cili bëhet në këtë mënyrë aksionari i dytë për nga madhësia i sipërmarrjes Hochtief. Kjo rritje e kapitalit pritet të ndodhë këtë muaj, gjë që e gëzon shefin e Hochtief-it, Herbert Lütkestratkötter: "Ne gëzohemi që me Katar Holding kemi gjetur një investitor afatgjatë, i cili vendosi të bëhet aksionar tek Hochtief-i. Ne kemi kohë që punojmë në Katar, e njohim mirë njëri tjetrin, e dimë mirë se ç`përfaqëson tjetri dhe ne gëzojmë atje reputacionin e një sipërmarrjeje të kualifikuar. "

Që sot mes Hochtief-it dhe Emiratit të Katarit, ekzistojnë disa projekte të përbashkëta në fushën e ndërtimit. Në filialet e Hochtief-it në Katar punojnë për shembull për ndërtimin e urave, apo të qendrave tregtare rreth 5 mijë vetë. Përfshirja si aksionar e Emiratit të Katarit në sipërmarrjen Hochtief do të sigurojë edhe vende pune në Gjermani.

Shefi i Hochtief-it, Herbert Lütkestratkötter

Shefi i Hochtief-it, Herbert Lütkestratkötter

Të kënaqur me aksionarin e ri janë edhe sindikatat si dhe kolektivi. Sindikatat ishin të mendimit se sipërmarrja spanjolle ACS, do të përbënte rrezik për ekzistencën e mëtejshme të Hochtief-it. Një nga punonjësit e Hochtief-it thotë: "Lajmi për Katarin si aksionar është një lajm shpresëdhënës. E ardhmja e sipërmarrjes dhe bashkë me të edhe e punëtorëve është e siguruar."

Shefi Hochtief-it Lütkestratkötter mendon se fakti që Katari do të jetë nikoqir i Kampionatit Botëror të Futbollit 2022, do të jetë mjaft fitimprurës për kocernin, potenciali i të cilit pritet që në perspektivë afatjgatë të maksimalizohet: "Gëzohem natyrisht dyfish, që kampitonati i futbollit do të zhvillohet në Katar. Dyfish, sepse me futjen e Katar Holding si aksionar në Hochtief, baza për projekte në të ardhmen është bërë më solide. Në këto projekte bën pjesë ndërtimi i stadiumeve, infrastruktura, gjithçka që i duhet një Kampionati Botëror. Njerëzit që do të shkojnë atje duhet të strehohen, pra besoj se kjo do të shkaktojë një bum ndërtimor, gjë që na shkon shumë për shtat. Gëzohem për këtë."

Autor: Stefan Leiwen/ Aida Cama

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 07.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QR5D
  • Data 07.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QR5D