1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Shpërthim në një uzinë atomike në Francë

Në uzinën atomike Markul, në jug të Francës ka ndodhur një shpërthim. Ende nuk është e sigurtë nëse mund të ketë rrjedhje radioaktiviteti në afërsi të Avinjonit.

Centrali atomik në Marcoule

Centrali atomik në Marcoule

Përreth zonës së shpërthimit është ngritur një rrip sigurie bëjnë të ditur autoritetet e zonës dhe zjarrfikësit. Një furrë ka shpërthyer në uzinën e energjisë bërthamore, por detaje mbi këtë shpërthim ende nuk janë dhënë.

Sipas një njoftimi të AFP-së, që bazohet në të dhënat e qeverisë franceze nuk ka pasur radioaktivitet. Ndërsa autoriteti mbikqyrës bërthamor në Francë, ASN ka konfirmuar shpërthimin e një furre, ku digjen mbeturina radioaktive me rrezatim të ulët.

Zona ku shtrihet central

Zona ku shtrihet centrali

58 centralë atomikë në Francë

"Bëhet fjalë për një aksident industrial, jo për një aksident atomik" tha një zëdhënës i koncernit shtetëror energjetik EDF. Një sipërmarrje bijë e EDF-së, Sodocei menaxhon këtë central. Për shkak të shpërthimit humbi jetën një person dhe janë plagosur katër të tjerë.

Franca me 58 reaktorët atomikë është prodhuesi më i madh i energjisë atomike në Evropë. Edhe pas katastrofës në Fukushima, qeveria franceze vazhdon t'i qëndrojë besnike energjisë atomike dhe e argumenton këtë me sigurinë e lartë të centraleve atomikë në Francë.

Autor: dpa, afp/Lindita Arapi

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora