1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shpërndahen forcat speciale “Berkut” – përgjegjëse për vrasjet në Ukrainë

Pas rrëzimit të presidentit, Ukraina tani lufton për një rend të ri politik dhe kundër falimentimit të shtetit. BE premton para vetëm nëse do të ketë një qeveri të re të besuar.

Në Ukrainë presidenti i përkohshëm Olexaner Turtshinov ka marrë postin e Komandantit të Përgjithshëm të ushtrisë. Në të njëjtën kohë Ministria e Brëndshme deklaroi se në Kiev janë shpërndarë forcat speciale "Berkut" të policisë. Njësitë speciale, mjaft të urryera nga kundërshtarët e qeverisë, kanë përgjegjësinë kryesore për vdekjen e më shumë se 82 njerëzve dhe qindra të plagosurve në protestat e zhvilluara në Kiev para rrëzimit të presidentit. “Berkut nuk ekziston më", bëri të ditur ministri i Brendshëm, Arsen Avakov në faqen e tij në Facebook. Po ashtu bëhet e ditur se kandidatët e qeverisë së përkohshme do të prezantohen këtë të mërkurë në mbrëmje në sheshin Maidan, në qendrën e lëvizjes së protestave kundër presidentit të rrëzuar, Viktor Janukoviç.

Pas qeverive perëndimore, tani edhe Rusia ka kërkuar që në ish Republikën sovjetike të vendoset përsëri rendi dhe stabiliteti. Ministri i Jashtëm Sergej Lavrov i bëri thirrje Organizatës për Siguri dhe Bashëpunim në Europë (OSBE) që të kujdeset për gjendjen në Ukrainë dhe të luftohen tendencat “nacionaliste dhe neo-fashiste” në perëndim të vendit.


Ministri i Jashtëm amerikan John Kerry tha se Ukraina nuk është në mesin e një beteje mes Lindjes dhe Perendimit. “Shtetet e Bashkuara së bashku edhe me Rusinë donin një zgjidhje paqësore në Ukrainë", deklaroi Kerry gjatë një takimi me homologun e tij britanik William Hague në Uashington. Edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) u shprehën të gatshëm për një angazhim në Ukrainë. Shefja e FMN- Christine Lagarde deklaroi të martën në Univeristetin Stanford në Kaliforni se në ditët e ardhëshme do të ketë në Kiev një përfaqësues të FMN për të vlesuar situatën financiare në vend. Por sipas saj, Ukrainës nuk mund ti ofrohen ndihma para se të formohet qeveria.