1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shpërdorimet e parave prej bashkëpunëtorëve të Koshtunicës në Kosovë(?!)

Rangjel Nojkiq, i Lëvizjes për Ripërtritjen Serbe pohon se kuadrot e PDS të ish - kryeministrit Vojisllav Koshtunica kanë shpërdoruar më shumë se 10 milionë euro.

default

Rangjel Nojkiq: Jakshiqi ka abuzuar

Ishte një goditje shumë e rëndë për delegacionin serb, kur në negociatat e Vjenës, Marko Jakshiqi, i cili prezantohet si përfaqësues i serbëve të veriut, me plot krenari pohonte se nuk i njeh institucionet e Kosovës. Ndërsa me një zë të butë dhe të qetë, ish - ministri i shëndetësisë, boshnjaku Sadik Idrizi iu përgjigj: Zoti Jakshiq si është e mundur që nuk i njihni institucionet kur rregullisht merrni donacionet e Qeverisë së Kosovës?

Kështu rrëfen anëtari tjetër i delegacionit serb në negociatat e Vjenës, Rangjel Nojkiq, i cili këto ditë hapi një arkë me përplot të panjohura. Sipas tij, Jakshiqi dhe përfaqësuesit tjerë të Partisë Demokratike Serbe (PDS), të ish - kryeministrit Vojisllav Koshtunica, në emër të patriotizmit, kanë marrë dhe shpërdoruar me dhjetëra miliona euro. Vetëm për komunat e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit si dhe spitalin në veri të Mitrovicës, institucionet e Kosovës, sipas tij, kanë dhënë në periudhën prej vitit 2002 e deri 2004, rreth 10 milionë euro ndihmash. Ndërkohë që vlerësohet se për ndërtimin e shoqërisë civile në pjesët e banuara me shumicë serbe, UNPD-ja amerikane ka dhënë më shumë se 12 milionë euro.

Nojkiq pohon se Jakshiqi dhe përfaqësuesit tjerë nga koha e pushtetit të ish kryeministrit Koshtunica, kurrë nuk kanë regjistruar këto para dhe nuk dihet se ku kanë shkuar. Ai dyshon se të gjitha ndihmat materiale të Qeverisë kosovare, më vonë janë paguar edhe një herë prej Qeverisë serbe, sepse Jakshiqi dhe të tjerët i kanë paraqitur si shpenzime. Shpërdorime dhe lajre parashë ka pasur, sipas burimeve serbe, edhe në spitalin e Graçanicës, ku sipas autoriteteve të spitalit janë kryer rreth 11.000 operacione. Në qoftë se kjo është e vërtetë, do të thotë se secili serb i pjesës qendrore të Kosovës, ka pasur të paktën një operacion. Mirëpo vlerësohet se numri i vërtetë i operacioneve ishte rreth 1000, por numri është fryrë, sepse për çdo operacion paguhet një shumë e caktuar parashë, prej institucioneve të shtetit. Përfaqësuesit e komunave në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq i kanë hedhur poshtë pohimet e Rangjel Nojkiqit, por ai këmbëngulë që të zbardhen të gjitha detajet për këto para. Disa analistë serbë i lidhin këto pohime me kundërshtimin këmbëngulës të shtrirjes së Eulexit prej Jakshiqit, Millan Ivanoviqit dhe disa përfaqësuesve të tjerë serbë. Vet Millan Ivanoviq ditët e fundit ka pohuar se ka ifnormacione për mundësinë që pas sthrirjes së Eulexit të arrestohen ai, Jakshiqi dhe disa të tjerë. Për dallim prej tyre, Rangjel Nojkiq shpreson se pas pranimit të gjashtë pikave serbe nga KS i OKB, autoritetet e Beogradit duhet tu sugjerojnë serbëve që të marrin pjesë nëq procesin e decentralizimit të pushtetit dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë.

"Serbët duhet të inkuadrohet në institucionet e Kosovës, sepse atje më së miri mbrohen interesat. Nuk mund të presim që bashkësia ndërkombëtare të jetë avokati jonë", pohon ai.

Rada Trajkoviq kërkoi nga Serbia që të vendosë një dialog të mirëfilltë me institucionet e Kosovës, sipas modelit të dy Gjermanive. Kjo do të thotë nuk ka nevojë të njihet shteti, por kërkohet dialog për zgjidhjen e problemeve. Edhe ajo mendon se decentralizimi është rruga më e mirë për mbrojtjen e interesave serbe në Kosovë.

"Mënyra e vetme për mbrojtjen e bashkësisë serbe, është vetëqeverisja lokale, me synim që të evitohet diskriminimi që vjen nga Prishtina. Me krijimin edhe të pesë komunave të tjera, ne do të kemi dhjetë komuna me shumicë serbe, që është në interesin tonë dhe hapë mundësinë e ndikimit më të fuqishëm të Serbisë në këto territore", pohon Trajkoviq.

  • Data 01.12.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G6xK
  • Data 01.12.2008
  • Autor Bahri Cani
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G6xK