1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Shpërdorim i besimit pas sulmit në Mançester

Kryeministrja britanike, Theresa May është e zemëruar. Pas sulmit në Mançester mediat amerikane publikuan informacione sekrete nga hetimet.

Presidenti Trump u shpreh thellësisht i shqetësuar në lidhje me zbulimin e informacioneve sekrete nga agjenci qeveritare amerikane. "Këto rrjedhje informacionesh sekrete janë një kërcënim serioz për sigurinë tonë kombëtare", tha Trump në Bruksel. Ai do t'i kërkojë Departamentit të Drejtësisë që të nisë hetimet.

Të martën në mbrëmje, mediat amerikane kishin publikuar emrin e atentatorit vetëvrasës, para se autoritetet britanike ta kishin bërë këtë informacion të njohur për publikun. Pas kësaj, "New York Times" botoi fotografi me detaje nga hetimet në vendin e ngjarjes. Edhe këto ishin me sa duket pjesë e materialit hetimor që shërbimet sekrete britanike u transmetuan nën vulën e konfidencialitetit partnerëve të tyre amerikanë. Britania e Madhe beson se duhet të kenë qenë shërbimet sekrete amerikane që ia kanë dhënë fotografitë gazetës "New York Times". Diplomatët amerikanë thanë se qeveria në Uashington po përpiqet për të gjetur përgjegjësit.

Shpërdorim i besimit

Policia britanike anti-terror thotë se prej botimit të informacioneve në SHBA pengohet puna e saj hetimore. Shkëmbimi i "informacioneve të ndjeshme" me vendet partnere bazohet tek besimi, tha një zëdhënës. "Nëse me këtë besim abuzohet, atëherë kjo minon marrëdhëniet tona."

Sipas informacioneve të BBC, për shkak të rrjedhjes së informacioneve policia britanike nuk po i njofton më autoritetet amerikane për hetimet, edhe pse kjo është në fakt e zakonshme në mesin e vendeve partnere. Sipas të dhënave të autoriteteve gjermane, atentatori Salam A, nënshtetats britanik me prejardhje nga Libia, ka shkuar në Britaninë e Madhe përmes aeroportit të Dyseldorfit. Por deri tani nuk ka të dhëna për lidhje të tij me persona të dyshuar në landin NRW.

3000 të dyshuar nën vëzhgim

Autoritetet gjermane njoftuan po ashtu se Salam A nuk ka qenë i regjistruar në listat e vëzhgimit të personave të dyshuar si islamistë.

Në Britaninë e Madhe vazhdon shkalla më e lartë e sigurië. Popullisisë i kërkohet të jetë vigjilente. Nën vëzhgim janë 3000 vetë.

 

 

pp/(afp, dpa)