1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shpërbërja e TMK-së do të mbikqyret nga NATO

Kosova, sipas planit të Marti Ahtisarit, do të ketë forcën e saj të sigurisë, e cila do të mbikqyret nga NATO-ja. Trupat Mbrojtëse të Kosovës, do të shpërbëhen brenda tetë muajve të ardhshëm

Trupat Mbrojtëse të Kosovës në Prishtinë, 2007

Trupat Mbrojtëse të Kosovës në Prishtinë, 2007

Kushtetuta e Kosovës, parashikon që vendi të ketë forcën e tij të sigurisë, një strukturë ushtarake që është paraparë edhe në planin e Marti Ahtisarit. Formimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, nënkupton edhe shpërbërjen e TMK-së, strukturë kjo e dalë nga ish-UCK-ja. Ligji për shpërbërjen e TMK-së, tashmë është miratuar në Kuvendin e Kosovës. Shumë pjesëtarë të TMK-së, nuk do të përfshhen në forcën e re të Sigurisë në Kosovë, por do të përfshihen në planin e pensionimit të parakohshëm. Megjithatë, një pjesë e vogël e pjesë-tarëve të TMK-së do të përfshihen në forcën e re të Sigurisë në Kosovë. Zyrtarë në TMK-së, thonë se një pjesë madhe e pjesëtarëve të TMK-së do të mbetet jashtë kësaj force, meqë kriteret për krjimin e forcës së Sigurisë së Kosovës janë të ashpra. Mirëpo sipas tyre, shuarja e TMK-së, do të bëhet me dinjitet. Deputeti në Kuvendin e Kosovës, Naim Maloku, thotë se është e dhimbshme që TMK-ja do të shpërbehet, por sipas tij, Kosova ka për synim të ndërtojë një force të re të sigurisë, e cila duhet të plotësojë standardet e NATOS:

"ne po shkojmë në avancim të forcës, përgatitjes së saj profesionale të forcës së ardhshme të Kosovës, pra kemi të bëjmë me një forcë të sigurisë ku secili pjestar i saj duhet të plotësojë standardet e NATO-os. Pra, Kosova duhet të ketë një forcë të sigurisë, e cila është e gatshme të jetë pjesë e NATO-os, në misionet paqerujëtëse", thotë Maloku.

TMK-ja ka aktualisht 3 mijë pjesëtarë aktivë dhe 2 mijë rezervë. Ndërsa, Forcat e Sigurisë së Kosovës do të kenë 2500 pjesëtarë aktivë dhe 800 rezervë. Ata do të jenë të armatosur me armë të lehta. Vendet anëtare të NATO-s tashmë janë pajtuar që të trajnojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe sipas Sekretarit të Përgjith-shëm të NATO-s, Jaap De Hoop Skefer, NATO-ja do t'i zbatojë detyrat e reja në Kosovë.

  • Data 19.06.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EMxw
  • Data 19.06.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EMxw