1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Shpërbërja e Jugosllavisë

Shpërbërja e Jugosllavisë – 20 vjet më pas

Zgjedhjet e para pluraliste para 20 vjetësh shënuan fillimin e fundit të ish – RSFJ. Shteti i përbashkët u shkatërrua në mënyrë të përgjakshme. Sot qëllimi kryesor i shteteve pasardhëse është futja sa më parë në BE.

Luftërat në hapësirën e ish - Jugosllavisë dëmtuan të gjithë rajonin. Shtetet pasardhëse ende nuk e kanë tejkaluar krizën dhe synojnë anëtarësimin sa më të shpjetë në Bashkimin Evropian. Këtë qëllim e ka arritur deri tani vetëm Sllovenia para pesë vjetësh. Përderisa Kroacia mund të llogarisë me një futje të shpjetë në BE, e ardhmja evropiane e vendeve të tjera pasardhëse të ish-Jugosllavisë është e paqartë. Një prej kushteve kryesore të anëtarësimit është bashkëpunimi rajonal, ku ende ka pengesa të shumta. Veçanërisht sa i përket raporteve mes Serbisë dhe Kosovës si dhe Republikës Serpska dhe Bosnjë-Hercegovinës. Megjithatë është mirë që tashmë në rajon nuk po numërohen të vdekurit por paratë .

DW.COM

  • Data 30.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Oxm1
  • Data 30.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Oxm1