1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Shorti për Kampionatin Evropian 2012

Në Varshavë u hodh shorti për Kampionatin Evropian të Futbollit 2012. Gjermanisë, që do të luajë në grupin A, kësaj radhe nuk i qeshi krejtësisht fati i saj proverbial për të rënë në një grup me skuadra të dobta

default

Logo e EURO 2012

Kombëtarja gjermane nuk do ta ketë fare të lehtë kualifikimin për Kampionatin Evropian të Futbollit 2012, që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë, edhe pse problemet janë të zgjidhshme.

EM 2012 - Gruppenverlosung in warschau Fußball

Legjenda e futbollit polak Zbigniew Boniek duke tërhequr shortin për Gjermaninë

Me Turqinë ekipi gjerman do të ketë përballë vetes sërish ekipin kundërshtar të gjysmëfinales së kampionatit të kaluar. Gjithësesi pas dështimit në ndeshjet për kualifikim për kampionatin botëror ekipi turk për momentin nuk ka trajner. Përndryshe gjuha e traninerëve të Grupit A, ku veç Gjermanisë marrin pjesë edhe Austria, Belgjika, Kazakistani dhe Azerbajxhani është gjermanishtja. Kjo sepse këto ekipe trajnohen, ose prej gjermanësh ose prej trajnerësh gjermanofonë. Traineri i kombëtares Joahim Löv mendon se ky është një konstelacion interesant:

"Një grup gjermanofon, me shumë trajnerë, që flasin gjermanisht, apo janë gjermanë. Sipas meje favoritë të këtij grupi do të jenë natyrisht Gjermania dhe Turqia." (0.10 Min.)

Kështu mendon edhe futbollisti i kombëtares turke Hamit Altintop, madje sipas tij ekipi gjerman është pak më i fortë, se ai turk:

"Së pari grupi në përgjithësi është shumë, shumë i vështirë. Nga ajo që kanë treguar vitet e fundit gjermanët janë patjetër favoritë dhe besoj se ne me skuadrën tonë jemi pas Gjermanisë. Po ne jemi shumë optimistë. Ai, që i njeh turqit, e di se ne jemi njerëz shumë, shumë pozitivë, ndonjëherë ndoshta më tepër emocionalë se duhet, por edhe ne duam të dalim të parët në grup." (0.26 Min.)

EM 2012 - Gruppenverlosung in warschau Fußball

Trajneri Löw dhe menaxheri i ekipit Bierhoff gjatë hedhjes së shortit

Ekipi i Azerbajxhanit nën drejtimin e Berti Vogts ishte kundërshtar i ekipit gjerman në ndeshjen e kaluar për kualifikim në Kampionatin Botëror dhe bën pjesë sikurse edhe ekipi i Kazakistanit nën drejtimin e Bernd Storck ndër kundërshtarët e lehtë. Por duelet me Austrinë dhe Belgjikën nuk kanë qenë kurrë të lehta. Megjithatë trajneri Joachim Lëw mendon se ekipi gjerman do të dalë fitues në ndeshjet eliminatore:

"Kemi të bëjmë me një grup, të cilit mund t'ia dalim mbanë nga këndvështrimi sportiv. Ne duhet të arrijmë në Kampionatin Evropian të Futbollit. Nga këndvështrimi logjistik kjo nuk është fare e lehtë, sepse kemi përpara disa rrugë të gjata dhe një grup gjashtësh nuk është kaq i lehtë për t'u përballuar." (0.13 Min.)

Ekipet, që do të dalin të parat në grup kulifikohen direkt për Kampionatin Evropian të Futbollit. Direkt kualifikohet edhe ekipi më i mirë, që renditet i dyti i të gjitha grupeve.

Polen Fußball Vorbereitung EM 2012 Stadion Warschau

Hyrja kryesore e stadiumit të ri kombëtar në Varshavë

Ekipet e tjerë, që renditen të dytët në grupet përkatëse, zhvillojnë ndeshje mes tyre për të përcaktuar pjesëmarrësit e fundit të Kampionatit Evropian të Futbollit 2012 në Poloni dhe Ukrainë.

Ekipet e shteteve organizatore, pra ai i Polonisë dhe i Ukrainës, kualifikohen automatikisht për turneun, që zhvillohet nga 9 qershori deri më 1. korrik 2012.

Grupet e tjera eliminatore janë:

Grupi B: Rusia, Sllovakia, Irlanda, Maqedonia, Armenia, Andorra

Grupi C: Italia, Serbia, Irlanda e Veriut, Sllovenia, Estonia, Ishujt Faroe

Grupi D: Franca, Rumania, Bosnje-Hercegovina, Bjellorusia, Shqipëria, Luksemburgu

Grupi E: Holanda, Suedia, Finlanda, Hungaria, Moldavia, San Marino

Grupi F: Kroacia, Greqia, Izraeli, Letonia, Gjeorgjia, Malta

Grupi G: Anglia, Zvica, Bullgaria, Uellsi, Mali i Zi

Grupi H: Portugalia, Danimarka, Norvegjia, Qipro, Islanda

Grupi I: Spanja, Çekia, Skocia, Lituania, Lihtenshteini

Autor: Calle Kops/Elert Ajazaj

Redaktoi: Angjelina Verbica