1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shoqëritë civile rol vendimtar në bashkëpunimin mes popujve fqinje

Bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor vlerësohet prej vitesh nga politikanët drejtues të BE dhe të vendeve të rajonit si faktor që përshpejton realizimin e aspiratës së perbashkët për integrim në BE.

Mes vendeve aspirante si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kosova, Bosnjë- Hercegovina funksionojnë një sërë marrveshjesh dhe nismash ekonomike dhe kulturore, ecuria e të cilave e bën bashkëpunimin të jetë real, dhe funksionues. Në këtë ecuri krahas vullnetit politik të drejtuesve politikë ka edhe një faktor tjetër të rëndësishëm: shoqëritë civile në sejcilin vend. Çështja e rolit të shoqërive civile në bashkëpunimin dhe afrimin e poujve fqinjë u trajtua kohët e fundit në një konferencë që ambasada gjermane dhe ajo franceze organizuan në Tiranë, me pedagogë dhe studentë të Fakultetit të Filologjisë, Dega Histori, për të përkujtuar 50 vjetorin e nënshkrimit të Traktatit të bashkëpunimit mes Gjermanisë dhe Francës, i njohur si Traktati i Elizesë.

Julia Warnninger nga Gjermania, këshilltare politike, në Parlamentin Europian e deputetit gjerman Knut Fleckenstein, që mbajti kumtesën e saj në këtë konferencë, tha për DW, në shqip:

“ Traktati i bashkëpunimit mes Gjermanisë dhe Francës, që njihet si Traktati i Elizesë, 50 vjetori i të cilit u përkujtua këtë vit më 22 janar, ishte një nismë politike. Por ai nuk do të kishte qënë aq jetëgjatë nëse vullneti politik nuk do të ishte shoqëruar me dëshirën e njërëzve, të shoqërive civile për të ardhur më pranë, përmes shkëmbime në të gjitha fushat e jetës, process që ndryshoi pozitivisht imazhin e fqinjit nga armiku tek partneri. Afrimi dhe bashkëpunimi, fillon në rradhë të parë tek njerëzit që janë të interesuar të dinë për njëri tjetrin dhe të vlerësojnë njëri tjetrin për atë që ka ndryshe, për diversitetin kulturor, social dhe historik.” thotë Julia Wanninger.

Julia Wanninger, Knut Fleckenstein und Fabien Theofilakis

Julia Wanninger dhe Fabien Theofilakis

Fabien Theofilakis, historian nga Franca, i atashuar në Qendrën për Kërkime Sociale Marc Bloch në Berlin, shpjegon se pajtimi dhe bashkëpunimi mes Gjermanisë dhe Francës, kalimi nga perceptimi i armikut, në atë të fqinjit, të partnerit të besueshëm nuk ishte su të shtypësh një buton. Ai eci mes kontradiktash dhe krizash. Por u lehtësua nga roli i madh që luajtën shoqëritë civile të dy vendeve.

“ Bashkëpunimi mes vendeve fqinjë nuk bëhet vetëm me traktate politike. Atij i paraprijnë individët, qytetarët, binjakëzimet e qyteteve dhe rajoneve. Sot ¾ e qyteteve gjermane dhe franceze janë të binjakëzuara mes tyre. Nga shkëmbimi i marrdhënieve u zhvillua koncepti i kultuerës së zgjeruar, me zyrat përkatëse gjermano- franceze në Bonn dhe në Paris. 8 milion të rinj gjermanë dhe francezë kanë marrë pjesë deri tani në shkëmbimet kulturore mes dy vendeve. Këto shkëmbime shënuan risi në krejt historinë europianë”, thekson Fabien Theofilakis

Reflektim në realitetin e sotëm ballkanik

Si mund të përfitojë Ballkani Perëndimor në rritjen e bashkëpunimit rajonal nga përvoja e bashkëpunimit të Gjermanisë dhe Francës?

“Historia nuk përsëritet kurrë. Konteksti në Evropën Juglindore natyrisht që është shumë i ndryshëm nga ai i Gjermanisë dhe Francës. Kuptimi më i thellë i pajtimit franko-gjerman dhe ndërtimi i Evropës i dedikohet faktit se të dy popujt kanë hequr dorë përgjithmonë nga nacionalizmi. Eksperiencë e jetuar nga dy vendet tona mund të bëhet burim refleksioni dhe nxitjeje në një moment kur vendet e Ballkanit po ndjekin njëkohësisht synimin e pajtimit mes tyre dhe synimin e përbashkët që është integrimi evropian” shprehet ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Mueller- Holtkemper.

Historia e afërt e Ballkanit dëshmon për pasojat e rënda, shkatërrime te luftërave që shpërthyen përshkak të nacionalizimit. “Ballkani ka nevojë të kapërcejë shpirtin nacionalist, të krijojë sinergji pozitive përtej përkatësisë nacionale. Nëse vendet e tij nuk bashkëpunojnë me njëri – tjetrin tani , nuk do ta bëjnë dot kur të jenë brenda BE, që tani ka 27 anëtarë dhe që do të zgjerohet më tej. Ballkanit i lypset një kulturë politike që të mbështetet tek ato që bashkojnë popujt, në krye të të cilave qëndron aspirata e integrimit europian dhe jo në ato që i ndajnë ” shprehet historiani francez Fabien Theofilakis.