1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Fakte mbi Gjermaninë

Shoqëria në plakje e Gjermanisë - Nga këngëtarë të pamposhtur roku në „kockë e vjetër“

Rolling Stones, Udo Lindenberg ose Bob Dylan – të tre këngëtarë roku në moshë të thyer, që kanë shitur miliona albume dhe mendojnë për çdo gjë tjetër por jo për të dalë në pension.

default

Pensionistë që e kalojnë periudhën e fundit të jetës në Majorka ose Xhenerifa, duke pirë çdo mbrëmje verë të kuqe dhe shijuar diellin mesdhetar. Ose të moshuar të cilëve u duhet të jetojnë me pensionin social 400 euro, duhet të lëshojnë banesën e tyre, që nuk kanë më lidhje familjare dhe kthehen në raste sociale – edhe kjo është një lloj jete për të moshuarit në Gjermani. 20 milionë vetë në Gjermani kanë dalë në pension. Më 2050 në pension do të kenë dallë 30 milionë. Kështu më shumë se gjysma e zgjedhësve në Gjermani do të jetë në pension

Rürup-Kommission Rentenreform Ältere Damen auf Parkbank Senioren

Tre të moshuara, Drezden

Diskutimet për pensionet

„Ne jemi duke u kthyer në Republikën Gjermane të pensionistëve“, shkruante para pak kohësh gazeta më e madhe bulevardeske gjermane. Pas vendimit të marrë nga qeveria në pranverë të 2008-ës, që ndryshe nga planifikimet të rrisë pensionet me 1,1 përqind shumë vetë menduan se po fillon „një revolucion i qetë“. Shumë të rinj e panë këtë rritje pensioni me skepticizëm. Atyre ju kujtua, se duke qenë sot të rinj do ju duhet që të punojnë deri në moshën 67 vjeçare, duhet të paguajnë kontribute të larta në sistemin e pensioneve, e megjithatë do të marrin në fund pensione të ulta. Në krahasim me ta, të moshuarit e sotëm nuk i kanë punët dhe shumë keq, mendojnë të rinjtë. Edhe ish – presidenti gjerman

Roman Hercog u përzie në diskutime dhe paralajmëroi për rrezikun e kalimit në një „demokraci pensionistësh“. „Të moshuarit po shtohen përditë në numër dhe të gjitha partitë e kanë parasysh këtë më shumë se çdo gjë tjetër. Në fund mund të shkohet drejt tendencës që të moshuarit të plaçkisin të rinjtë“, tha Hercog. Me grindjet për çështjet e pensioneve duket se konflikti i brezave morri nxitjen e fundit.

Deutsche Rentner in Spanien

Pensionistë gjermanë në Spanjë


Të mësojmë nga të moshuarit

Të rinjtë mund të mësojnë nga të moshuarit, po ashtu si të moshuarit mund të përfitojnë nga brezat e tjerë, thonë ekspertët. Me këtë ata nuk kanë parasysh vetëm për know-how në jetën profesionale, por edhe për virtutet e harruara, si të menduarit për të tjerët ose ngadalësimin e ritmit, thotë i bundur sociologu Klaus R. Schroeter. Potencialet e moshës janë një burim i rëndësishëm për një shoqëri si ajo gjermane me ulje të numrit të lindjeve.


Azile pleqsh, shtëpi ku jetojnë disa breza apo shtëpi me të moshuar?

Por edhe të moshuarit duhet t’ i përgjigjen sfidave. Si jetohet në pleqëri? Azili i pleqve u ofron të moshuarve të sëmurë sigurinë e banimit dhe kujdesin shëndetësor. Por në një azil pleqsh të moshuarit janë vetëm mes të moshuarve. Prandaj gjithnë e më shumë të moshuar vendosin të mos shkojnë atje, por ta kalojnë perëndimin e jetës në shtëpi ku jetojnë disa breza me mosha të ndryshme. Në Vajmar për shembull është ngritur para disa vitesh një zonë me banesa ku jetojnë të moshuar por edhe familje. Kjo zonë ka infrastrukturën e duhur, berberin, kafenë, pishinën dhe klinikën e mjekëve. Kështu në qytetin e Vajmarit u ndërtua një copë qytet ku të moshuarit nuk izolohen, por integrohen në jetën e përditshme.

Seniorenladen in Hannover

Dyqan për të moshuarit, Hanover

Sisteme inteligjente

Ai që nuk dëshiron që të varet nga ndihmat e të tjerëve kur të arrijë moshën e thyer, mund të vazhdojë të qëndrojë në shtëpinë e tij dhe të marrë ndihmën e teknikës moderne. Shoqëria Fraunhofer e Dortmundit ka ngritur një tip shtëpie në të cilën mund të jetojnë të moshuarit që me ndihmën e kompjuterit të navigojë nëpër jetën e tij. Zgjidhjet e reja teknologjike dhe futja e tyre në jetë do i krijojë mundësi të moshuarve të jetojnë të pavarur në një ambient modern.

Hedonizëm i ri

Brezi i të moshuarve të sotëm është duke u bërë gjithnjë e më tepër synim i specialistëve të marketingut. Brezi i mbi 50 vjeçarëve që në dhjetë vjetët e ardhshme do të zërë gjysmën e popullsisë gjermane, është kthyer në një grup interesant për tregtarët. Shumica e këtyre „të moshuarve në formë“ janë aktiv në sport, kanë të ardhura të mira dhe shpenzojnë para me dëshirë. „Hedonizëm dhe jo kursime është motoja e këtij brezi“, shkruan Agjensia Age me qendër në Nyrnberg, agjensi e njohur për marketingun e brezave. Të moshuarit në Gjermani hedhin në qarkun ekonomik 310 milionë euro në vit, shifër që përbën një të tretën e shpenzimeve për konsum. Për të shfrytëzuar potencialin e „brezit të argjentë“, sektorë të ndryshëm ofrojnë oferta speciale për klientelën e moshuar. Kështu për shembull koncernet e telefonëve celularë ofrojnë telefona me numra të mëdhenj, industria e prodhimit të lojrave prodhon letra bixhozi me numra të mëdhenj. Në landin federal të Nordrajn Vestfalisë është ngritur një grup pune që merret kryesisht me të ardhmen e ekonomisë për të moshuarit.

WWW Linke

  • Data 05.06.2008
  • Autor Antje Allroggen
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EDzl
  • Data 05.06.2008
  • Autor Antje Allroggen
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EDzl