1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shoqëria civile: Lehtësimi për vizat nga BE-ja mundësi reale për standarde të reja bashkëpunimi

Vendet e BE-së aplikojnë procedura të lehtësuara në dhënien e vizave për qytetarët e Shqipërisë.

default

Lehtësimi procedurave të marrjes së vizave të disa kategorive si pedagogë, studentë, biznesmenë, gazetarë etj që ka nisur të aplikohet mes Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit europian ka krijuar besim dhe optimizëm si dhe mundësi reale për standarte të reja bashkëpunimi. Kjo situatë optimiste përcillet edhe përmes mikrofonit të DW-së nga disa përfaqësues të këtyre kategorive. Mustafa Devolli, kryetar i dhomës së tregëtisë e biznesit në Gjirokastër pohon se ky rregjim i ri vizash do ta ndihmojë mjaft biznesin pasi "Ne kemi edhe mjaft biznese e shoqëri të shumta të përbashkëta edhe me vendin fqinj Italinë".


Edhe pedagogët e studentët e universitetit “Eqerem Cabej” në Gjirokastër e shohin me optimizëm këtë situatë dhe e vlerësojnë si një arritje që duhet çuar më tej. Rregjimi i ri i lëshimit të vizave do të krijojë edhe kushte optimale për të realizuar mjaft projekte të Bashkimit Evropian Interajonal pohon zv/rektor i universitetit të Gjirokastrës prof.doktor Bektash Mema. "Eshtë një realitet që duhet përshëndetur e promovuar deklaron kryetari shoqatës së gazetarëve të jugut të Shqipërisë Engjëll Serjani".


Por këto kategori e vlerësojnë lehtësimin e dhënies së vizave edhe me plotësimin e standardeve të kërkuara prej BE-së, standarde që e gjithë shoqëria shqiptare duhet të vetëndërgjegjësohet se janë të detyrueshme për tu realizuar në kohën sa më të shkurtër.




  • Data 18.01.2008
  • Autor Odise Kote / Gjirokastër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ctd8
  • Data 18.01.2008
  • Autor Odise Kote / Gjirokastër
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ctd8