1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shokenhof: Gjermania do të marrë vendim për pavarësinë e Kosovës të mërkurën.

Anila Shuka18 Shkurt 2008

Merkel: Parakusht për antarësimin e Kosovës në BE është respektimi i të drejtave të pakicave

https://p.dw.com/p/D9KG

Gjermania do të marrë vendim për pavarësinë e Kosovës të mërkurën, këtë e bëri të ditur sot në Berlin, zëvendëskryetari i grupit parlamentar të unionistëve gjermanë, Andreas Schockenhoff. "Besoj se një grup i madh i vendeve të BE-së do ta njohin Kosovën. Deutschland do të vendosë për njohjen e pavarësisë së Kosovës ditën e mërkurë, në mbledhjen e radhës së kabinetit", tha Shokenhof në një intervistë dhënë Deutsche Welles në shqip.

Lidhur me indinjatën e popullsisë serbe dhe sulmeve ndaj ambasadave perëndimore në Beograd, politikani kristiandemokrat tha, se politikanët serbë nuk e kanë përgatitur popullsinë për këtë ngjarje. Por jemi edhe optimist, që popullsia (serbe) do të sillet me përgjegjësi dhe se politikanët serbë dot ë bëjnë gjithçka për të mos e keqësuar gjendjen."

Më parë në një takim me gazetarët e huaj në Berlin, kancelarja gjermane Angela Merkel pat thënë se po priste që BE të dalë me një qendrim të përbashkët, i cili do t'i mundësonte secilit vend që të mbajë qendrim ndaj pavarësië së Kosovës sipas legjislacionit kombëtar.

Merkel pat theksuar edhe një herë perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor: "Unë mendoj se situata në Ballkanin Perëndimor mund të qetësohet dhe stabilizohet, vetëm në se ne e ruajmë perspektivën evorpiane, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë", tha Merkel.

Kusht për anëtarësimin e Kosovës në BE është respektimi i të drejtave të pakicave, ka theksuar më tej, kancelarja gjermane:

"Parimet tona janë të njëjta. Parakusht për një perspektivë evorpiane është vetëm respektimi i të drejtave të pakicave. Kjo është pasqyruar edhe në fjalimin e zotit Thaçi, në parlamentin kosovar".