1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Shojble paralajmëron rrezik prej atentateve terroriste - E majta nën vëzhgim

Rreziku më i madh për sigurinë në Gjermani është terrorizmi islamik, thuhet në raportin aktual të entit për mbrojtjen e kushtetutës. Por i dikustueshëm është vëzhgimi i partisë së majtë "Die Linke".

Emblema e shoqatës Collegium Humanus në një shtëpi që përdoret si shkollë nga ekstremistët e djathtë në Vlotho, Gjermani. Shoqata është nxjerrë nga ligji për shkak të mohimit të Holokaustit.

Emblema e shoqatës "Collegium Humanus" në një shtëpi që përdoret si shkollë nga ekstremistët e djathtë në Vlotho, Gjermani. Shoqata është nxjerrë nga ligji për shkak të mohimit të Holokaustit.

Sipas ministrit të brendshëm gjerman Volfgang Shojble, terrorizmi islamik vazhdon të jetë rreziku më i madh për stabilitetin dhe sigurinë në Gjermani dhe Evropë. Kështu u shpreh kristiandemokrati gjatë prezantimit të raportit aktual të Entit për Mbrojtjen e Kushtetutës të enjten (15.5.) në Berlin. Në plot 300 faqe, Shërbimi sekret brenda vendit rradhit kërcënimet e munshme për rendin bazë të lirisë dhe demokracisë, ndër të tjera edhe organizatat dhe aktivitetet ekstremiste të djathta dhe të majta. Partia e majtë gjermane "Die Linke" reagoi e indinjinuar ndaj faktit që ajo si dhe më parë vazhdon të vëzhgohet nga Enti për Mbrojtjen e Kushtetutës.

Gjendja e përgjithshme e sigurisë në Gjermani gjatë vitit të kaluar thuajse nuk ka ndryshuar sa i takon cilësisë. Por edhe nga ana sasiore nuk ka zhvillime të dukshme. Thuajse gjysma e 29.000 akteve të rregjistruara penale me sfond politik kanë qenë të ashtuquajtura krime propagandistike. Edhe numri i organizatave ekstremiste dhe anëtarëve të tyre vazhdon të jenë në nivelin e 2006-s.

Kështu mbrojtësit e kushtetutës numërojnë rreth 30.000 deri në 33.000 vetë në grupimet ekstremiste të majta, të djatha dhe islamike. Prej tyre vetëm një numër i vogël janë të gatshëm të ushtrojnë dhunë, theksoi ministri i brendshëm gjerman Volfgang Shojble

Vëmendja megjithatë nuk duhet ulur, tha ministri kristiandemokrat duke iu referuar arrestimit të islamistëve të dyshuar verën e kaluar, të cilët sipas të dhënave të hetimeve kishin planifikuar atentate terroriste me pasoja të rënda në Gjermani: "Duhet të themi gjithnjë se për fat të mirë deri tani nuk ka patur atentate të terroristëve islamistë në Gjermani pasi pregatitjet e atentateve janë zbuluar në kohë. Kjo falë punës së kujdesshme dhe profesionale të autoriteteve gjermane të sigurisë dhe veçanërisht të Entit Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës si dhe bashkëpunimit në klimë besimi me shërbimet partnere."

Dhe këtu ministri i brendshëm gjerman ka parasysh shërbimet sekrete brenda dhe jashtë vendit. Si autoritet me përgjegjësi politike për Zyrën Federale të Kriminalistikës (BKA) Shojble mori edhe njëherë në mbrojtje disa metoda hetimi të kontestuara politikisht të cilat duhet të rregullohen në një ligj të ri për BKA-në: "Këtu bën pjesë edhe mundësia për të hyrë në rast nevoje fshehurazi në banesa private. Këtij debati nuk mund t'i shmangemi në të ardhmen."

Deri tani për këtë nuk egziston një shumicë parlamentare. Edhe socialdemokratët partnerë në koalicion në rang federate nuk e pranojnë këtë propozim.

Në ditën para publikimit të raportit për mbrojtjen e kushtetutës vëmendjen e opinionit e tërhoqën kryetitujt e gazetës gjermane "Bild". Gazeta më e madhe bulevardeske në Evropë publikoi shifra të sakta dhe vlerësime të shërbimit sekret mbi partinë e majtë gjermane "Die Linke" për të cilën në raport thuhet se "ka struktura ekstremiste".

Presidenti i Entit për Mbrojtjen e Kushtetutës Heinc From e justifikoi vëzhgimin e Partisë së Majtë, megjithatë u shpreh se në rrethana të caktuara ky vëzhgim mund të ndërpritet: "Nëse kemi të bëjmë vetëm me raste të izoluara dhe duke e peshuar me situatën e përgjithshme mund të diskutohet nëse është e justifikuar puna e një autoriteti shtetëror. Ky vlerësim kryhet në mënyrë të vazhdueshme."

Shumë lande gjermane si Berlini, Brandenburgu dhe landi i Zarës e kanë ndërprerë vëzhgimin e Partisë së Majtë. Veç kësaj politikanë të veçantë kanë ndërmarrë hapa juridikë kundër praktikës së ndjekur nga Enti për Mbrojtjen e Kushtetutës. Me sukses: në fillim të vitit Gjykata Administrative e Köln-it shpalli të paligjshëm vëzhgimin e zv/kryetarit të grupit parlamentar të të majtëve Bodo Ramelov. Me një padi të vetë grupit parlamentar të të majtëve pritet të merret Gjykata Kushtetuese.

  • Data 16.05.2008
  • Autor Marcel Fürstenau (DW Berlin)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E12w
  • Data 16.05.2008
  • Autor Marcel Fürstenau (DW Berlin)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E12w