1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shkupi zyrtar pret që qeveria e re greke të intensifikojë bisedimet për çështjen e emrit

Analistët politikë vlerësojnë se arritja e ndonjë kompromisi do të jetë e vështirë, se partitë politike në Greqi kanë qëndrime të harmonizuara në politikën e jashtme e në veçanti në çeshtjen e emrit

default

Stema e Republikës së Maqedonisë

Pas fitores se socialistëve grekë në zgjedhjet parlamentare, autoritetet politike në Shkup dhe një pjesë e analistëve politikë shpresojnë në intensifikimin e bisedimeve për zgjidhjen e kontestit të emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Kryeministri Nikolla Gruevski : Do të merremi maksimalisht me zgjidhjen e këtij problemi

Mazedonischer Ministerpräsident Nikola Gruevski

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski

"Unë dhe kryeministri i Greqisë kemi për obligim ta zgjidhim këtë problem. Autoritetet më të larta të shtetit janë të gatshëm në kërkimin intensiv të zgjidhjes së kësaj çështjeje. Si përfaqësues i politikës maqedonase mund të theksoj se maksimalisht dhe në mënyrë konstruktive po i qasemi këtij procesi me dëshirë për ta zgjidhur këtë problem." vlerëson Gruevski.

Kompromisi është i mundur, nëse procesi kthehet në kuadër të rezolutave të OKB-së dhe bisedohet për emrin, ndërsa jo edhe për çështje të tjera, konsideron presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov. Sipas tij problematike është që në këto bisedime shumëvjeçare u përfshinë çështje, për të cilat nuk mund të bisedohet.

Nuk mund të kontestohet identiteti dhe gjuha maqedonase, thote Ivanov.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Filip Riker, konsideron se tani është momenti që Maqedonia dhe Greqia përfundimisht të ulen dhe të zgjidhin kontestin rreth emrit.
"Konsideroj se pas zgjedhjeve në Greqi dhe atyre, që janë mbajtur më parë në Maqedoni është koha, që dy shtetet të ulen dhe të zgjidhin sa më shpejt kontestin. Ne këtë nuk mund ta bëjmë për ju. Këtë duhet ta bëjnë Greqia së bashku me Maqedoninë", vlerëson Riker.

Mazedonischer Präsident Gjorge Ivanov in Berlin

Presidenti i Maqedonisë Ivanov

Jana Llozanovska është eksperte e së drejtës ndërkombëtare. Sipas saj në bisedimet midis Shkupit dhe Athinës mund të vijë një periudhë më e relaksuar e negociatave, por jo edhe e zgjidhjes së kontestit rreth emrit.

"Gjithsesi vlerësoj se të dyja palët do të jenë më konstruktive, tani kemi edhe sinjale konkrete për këtë. Por ky konstruktivitet nuk ka kapacitet për ta zgjidhur problemin. Nuk duhet mohuar fakti se partitë politike greke kanë një harmonizim të qëndrimeve për politikën e jashtme e në veçanti, kur bëhet fjalë për çështjen e emrit", thotë Llozanovska. Dallimet mes Shkupit dhe Athinës për emrin janë diametralisht të kundërta. Asnjëra palë nuk është e gatshme të thotë se qëndron pas një kompromisi eventual, këtu është problemi, thotë Jana Llozanovska.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Denko Malevski është i mendimit se nuk duhet tu besohet aq shumë deklaratave të diplomatëve që janë të përfshirë në bisedimet për emrin . Sipas tijë deklarimet e diplomatëve kanë për qëllim inkurajimin e bashkëbiseduesve, por realiteti është krejt ndryshe

“ Është më se e nevojshme që situata të shiqohet me realitet, e realiteti është se Maqedonia shumë vështirë mund të pajtohet me ndonjë kompromisë me Greqinë për emrin “ thotë Denko Malevski.



Autor: Fatos Musliu

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 12.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K4bQ
  • Data 12.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K4bQ