1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shkup : Partitë shqiptare të pavendosura

Fatos Musliu / Shkup15 Prill 2008

Partitë politike shqiptare BDI dhe PDSH nuk kanë marrë ende vendim se a do të garojnë vetë ose do të formojnë koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 1 qershorit, zgjedhje të parakohshme parlamentare

https://p.dw.com/p/Di9M
Takim i kryetarëve të partive politike
Takim i kryetarëve të partive politikeFotografi: MIA

E vetmja parti shqiptare e cila kërkon koalicion parazgjedhor është BDK e cila i ka bërë ftesë të gjitha partive politike shqiptare të dalin bashkë në zgjedhje duke mbështuetur konceptin e federalizimit të vendit. "I ftojmë të gjitha partitë politike shqiptare t`i bashkangjiten konceptit të BDK që do të jetë një platformë politike parazgjedhore për të gjithë shqiptarët-koncepti i federalizimit të Maqedonisë," – ka deklaruar Hisni Shaqiri kryetar i BDK.

PPD preferon në zgjedhje të dal vetë, thotë zëdhënësi i partisë, Arjanit Hoxha: "Antarësia në vend por edhe në diasporë është e interesuar që këtë rradhë PPD-ja të dalë vetë në zgjedhje "- thotë Hoxha.

BDSH vlerëson se në këto zgjedhje elektoratit shqiptar duhet t`i ofrohet një gjeneratë e re politikanësh. Bardhyl Mahmuti, kryetar i BDSH-së thotë se nuk do të hyjë në asnjë koalicion parazgjedhor: "Nuk do të bëjmë koalicion me asnjë parti politike. Do të dalim vetë dhe do t`i ofrojmë popullit shqiptar një alternativë të re, ku përmes një gjenerate të politikanëve të rinj do të bartim mbi vete misionin që në këtë vend të çrrënjosim varfërinë dhe papunësinë,"- thotë Bardhyl Mahmuti, kryetar i BDSH-së.

Në bllokun politik maqedonas tani për tani është mëse e sigurt se VMRO-DPMNE dhe LSDM do të formojnë koalicione të zgjeruara parazgjedhore. Ilija Domovski nga VMRO thotë se bisedimet me partnerë të koalicionit janë në përfundim e sipër: "Të gjitha partit politike, intelektualë, ekspertë dhe qytetare që janë të gatshëm të ndihmojnë në realizimin e reformave politike dhe ekonomike janë të mirëseardhur në koalicionin tonë", thotë Dimovski.

Zëdhënësi i LSDM-së, Emilijan Stankoviq thotë se kjo parti ka partnerët e saj strategjik për koalicion: "Oferta jonë është e hapur , kush e sheh veten aty është i mirëseardhur", thotë Stankoviq.

Listat e kandidatëve për deputetë dhe koalicioneve parazgjedhore partitë politike duhet t` i dorëzojnë tek Komisioni Shtetror i Zgjedhjeve deri më 2 maj.