1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shkup: Opozita kërcënon me bojkot

Nëse mazhoranca në Parlamentin e Maqedonisë vazhdon të mos i përfillë iniciativat dhe propozimet e opozitës kjo, e fundit nuk do të marrë pjesë në seancën e së shtunës kur të votohet përbërja e qeverisë së re.

Parlamenti, Shkup

Parlamenti, Shkup

Kthimin në Parlament, partitë opozitare e kushtëzojnë me arritjen e një marrëveshje me pozitën për miratimin me konsensus të një rregulloreje të re të Parlamentit si dhe pika tjera që do të mundësonin funksionimin e mirëfilltë të parlamentit.

Koordinatori i grupit parlamentare të LSDM-së, Jani Makraduli vlerëson se VMRO-DPMNE dhe BDI kanë miratuar në parlament rregullore partiake e jo për atë që paraprakisht ishte arritur marrëveshje midis liderëve politikë. "U vërtetua se VMRO-DPMNE po frigohet nga 27 deputetët socialdemokratë dhe çdo ditë me çdo lëvizje po e mbyll derën e parlamentit. lSDM ka sjellë vendim për të mos marrë pjesë në punën e parlamentit. Qeverinë e re VMRO-DPMNE –BDI, Nikolla Gruevski do ta promovojë vetë," ka thënë Jani Makraduli.

Nga VMRO DPNMNE-ja nuk kanë komentuar kërkesat e opozitës për marrëveshjen, e cila do të mundësonte kthimin e tyre në parlament.

Koordinatori i grupit parlamentarë të BDI-së, Tahir Hani pranon faktin se në vetë BDI-në ka zëra të ndryshëm rreth miratimit të rregullores dhe këtë situatë ai e vlerëson si demokratizim brendapartiak. "BDI ka votuar rregulloren e parlamentit të Maqedonisë me marrëveshjen politike se neni 3 i cili është kontestues ka qenë dhe është kontestues do zgjidhet me marrëveshjen politike, e cila ekziston mes dy liderëve politik, të cilat kanë marrëveshje që do të sjellin ligj për përdorimin e gjuhës shqipe,” thotë Tahir Hani deputet i BDI-së.

Lëvizja Qytetare ZGJOHU ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me mënyrën e miratimit dhe përmbajtjen e Rregullores për punën e Parlamentit. “Shqetëson fakti që Rregullorja e miratuar nuk mundëson korrespondencë në gjuhën shqipe e as kryesimin e komisioneve si dhe seancave parlamentare në gjuhën shqipe. Miratimi i rregullores me urgjencë dhe në mungesë të opozitës dhe debatit publik i ngjan veprimeve të sistemeve të njëmendësisë,” thotë Artan Grubi kryetar i lëvizjes qytetare “Zgjohu”.

  • Data 23.07.2008
  • Autor Fatos Musliu / Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EiLZ
  • Data 23.07.2008
  • Autor Fatos Musliu / Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EiLZ