1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shkup- Opozita bën marrëveshje me pozitën për disa çështje

Pas sygjerimeve të njëpasnjëshme për çbllokimin e dialogut politik në vend, më në fund katër liderët e partive më të mëdha u ulën në tryezën e bisedimeve.

default

Kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski

Kryesuesit e PDSH-së, BDI-së, VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së Thaçi, Ahmeti, Gruevski dhe Shekerinska u takuan në një takim, i cili ndryshe nga herët e tjera ka qenë tejet kostruktiv meqenëse u arrit marrëveshje për miratimin e një sërë ligjesh që kanë të bëjnë me anëtarsimin e vendit në strukturat euroatlantike. Ligji për komitetin për marrëdhënie midis bashkësive etnike, ligji për prokurorin publik dhe zgjedhja e gjykatësve të këshillit gjygjësor që do të shtrohet ditën e hënë për miratim nga deputetët e parlamentit. Të gjitha këto ligje do të miratohen me shumicën e Badenterit. Shumë shpejt në procedurë parlamentare do të futet edhe ligji për policinë. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti e ka vlerësuar takimin si pozitiv meqenëse në të janë arritur rezultate konkrete.

"Ne jemi të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm që Maqedonia duhet sa më parë të marrë ftesë për antarësim në NATO në samitin e Bukureshtit, si dhe sa me parë të fillojë bisedimet për antarësim në BE ".

Nënkryetari i PDSH-së, Besim Dogani thotë se partitë qeveritare kanë bërë një sërë lëshimesh në kërkesat e opozitës me të vetmin qëllim që të mos pengohet antarësimi i vendit në NATO. Gjithnjë sipas tij kanë mbetur për tu biseduar edhe disa çështje tejet të rëndësishme si përdorimi i gjuhës shqipe dhe statusi i ish luftëtarëve të UÇK-së: "Fatkeqësisht hetohet një ndarje midis bllokut politik shqiptar dhe atij maqedonas , por u morrëm vesh se ka nevojë të diskutohet për këto çështje , ka nevojë të gjendet ndonjë solucion".

Kryeministri Nikolla Gruevski tha se marrëveshja është arritur falë interesave strategjike të vëndit. "Ne humbëm shumë kohë për të arritur kompromis i cili mungoi edhe në takimin e fundit. Nëse ne do të shkonim sipas diktatit të opozitës nuk do të antarësoheshim asnjëherë në NATO. Prandaj për hir të strategjisë kombëtare në bëmë lëshime"- ka deklaruar kryeministri Nikolla Gruevski.

Liderja e opozitës maqedonase Radmilla Shekerinska thotë se edhe opozita ka bërë kompromis për disa ligje: "Ne u pajtuam edhe me marrëveshjen e majit sepse punët na dolën nga kontrolli dhe egzistonte mundësia që gjithçka të binte në ujë".

Pas miratimit të ligjeve me shumicë të Badenterit, autoritetet politike në Maqedoni shpresojne se janë plotësuar kushtet për antarësimin e Maqedonisë në NATO.

  • Data 03.12.2007
  • Autor Fatos Musliu / Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CVyi
  • Data 03.12.2007
  • Autor Fatos Musliu / Shkup
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CVyi