1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Fachhochschule

9 Prill 2011

Kush synon shkollë të lartë me praktikë profesionale, e gjen veten në shkollën e lartë profesionale. Ato quhen në anglisht “Universities of Applied Sciences".

https://p.dw.com/p/10qYg
Biokimistja Carola Griehl, Shkolla e lartë profesionale KöthenFotografi: picture-alliance / dpa

Oferta e 160 shkollave të larta profesionale gjermane është e organizuar si shkollat dhe ka në bazë praktikën mësimore. Kurse të caktuara duhet përfundohen brenda një kohë të caktuar. Shumë nga këto shkolla të larta mbartin emërtimin FH - shkolla të larta profesionale thjesht në letër, sepse ato e shohin veten si shkolla të larta, pra si universitetet.

Programi mësimor i është përshtatur këkesave të ushtrimit të mëvonshme të profesionit. Studimi shkencor po bëhet edhe për këtë model shkollash të larta gjithnjë e më i rëndësishëm, por pikërëndesa e tyre si edhe më parë qëndron tek mësimdhënia. Shumica e shkollave të larta profesionale gjermane i kanë ndryshuar diplomat në bachelor dhe master, që njihen në të gjithë Evropën.

Fachhochschule für Tourismus in Tzarevo, Friseursalon
Lidhja e mësimit me praktikënFotografi: DW

Konkurencë serioze

“Motra e vogël” e dikurshme e institucionit universitet, që nga koha e themelimit të saj para 30 vjetësh është zhvilluar gjithnjë e më shumë duke u bërë një konkurencë serioze për universitetet. Fillimisht shkolla e lartë profesionale u krijua për t'i ofruar edhe një bazë teorike kualifikimit të orientuar nga praktika të inxhinierëve, ekonomistëve dhe punonjësve socialë. Sot ajo konsiderohet si “shkolla e lartë e shoqërisë moderne të industrializuar.”

Avantazhe për ekonominë

Avantazh për studentët e këtyre shkollave, por edhe për punëdhënësit e mëvonshëm është orientimi drejt një profili të qartë profesional, plane të detyrueshme mësimore dhe kohë më e shkurtër studimore se në universitete. Docentët e shkollave të larta profesionale janë zakonisht praktikues profesioni, shpesh edhe menaxherë, të cilët i njohin mirë kërkesat e mëvonshme të firmave për punonjësit e tyre. Përshtatur me këtë model ato kualifikojnë në mënyrë fleksible dhe të orientuar në drejtim internacional. Absolventët e këtyre shkollave përfitojnë nga një konceptim i tillë. Ata kanë shanse shumë të mira për një vend pune në ekonominë e tregut. Doktoratura me shkollë të lartë profesionale bëhet vetëm në raste tepër të veçanta.

Autor: Claudia Unseld/Lindita Arapi

Redaktoi: Aida Cama