1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shkodra përjeton aktualisht një nga situatat më problematike të përmbytjeve

Harta e përmbytjes është shtrirë në të gjithë zonën e Nënshkodrës, duke përfshirë tetë komuna fushore dhe lagjet periferike të qytetit. Mbi tetë mijë hektarë tokë janë nën ujë, dhjetëra banesa të përmbytura

default

Ura e Bahçallekut mbi lumin Drin, Shkoder

Vërshimi i lumenjve Drin dhe Bunë ka bërë të pakalueshme disa segmente rrugore, që lidhin fshatrat me qendrat e komunave dhe qytetin. Lumi Buna ka dalë edhe mbi rrugën hyrëse të qytetit të Shkodrës, si dhe ka përmbytur lagje periferike të tij. Banorët, që përjetojnë përmbytjen e pestë brënda këtij viti, thonë se mosfunksionimi i sistemit të kullimit është ndër arsyet kryesore të përmbytjeve të shpeshta: “Problemi më i madh është tek ura, pasi kalon uji sipër dhe nuk lejon lëvizjen.“

“Përmbyten çdo herë shpiat tona prej ujit, pasi nuk ka kullime.”

Uji përmbyt fshatra të tëra

Berdice, Vorort von Shkoder

Përmbytje në fshatin Berdicë pranë Shkodrës

Ashtu si edhe katër përmbytjet e mëparshme edhe kjo e fundit ka prekur më shumë komunën e Dajçit, ku gjinden nën ujë rreth 1600 ha tokë bujqësore, si dhe komunat Bërdicë dhe Ana e Malit. Mbi 300 familje janë evakuuar gjatë dy ditëve të fundit nga këto komuna. Fshati Obot në komunën e Anës së Malit për të pestin herë brënda këtij viti është shndërruar në një ishull, ku mund të hyhet vetëm me ndihmën e varkave të ushtrisë, që janë vendosur pranë rrugës kombëtare dhe po realizojnë operacionet e evakuimit të banorëve edhe gjësë së gjallë: “Ka hyrë në shtëpi mbi 1 m ujë dhe situata është shumë e keqe, por s'kemi çfarë me ba. Komplet fshati jena tuj lëvizë së bashku edhe me bagëtitë tona “.

“Jena tuj nxjerrë jashtë bagëtinë se asht tuj u shtu uji dhe fshatarët kanë frikë me i majtë mrendë. Edhe ushqimi i tyne asht i mblumë nga uji “.

Urdhërohet evakuiimi

Einwohner von Shkodra im Boot

Banorë të zonave të përmbytura

Autoritetet e larta të shtetit, që janë vënë në krye të shtabit të emergjencave civile për të monituruar e menaxhuar situatën, po u bëjnë thirrje banorëve që të bashkëpunojnë me ushtrinë dhe policinë për tu evakuuar. Ministri i Brëndshëm Lulzim Basha, tha se në dispozicion të evakuimit të sigurt të banorëve janë vënë dhjetra mjete të ushtrisë dhe policisë: “Mënyra sesi mund të eleminojmë potencialin negativ, përsa i përket popullësisë, është nëpërmjet evakuimit. Në Shkodër janë marrë të gjitha masat për të sistemuar të gjithë personat e evakuuar. Po kështu qëndra të tilla po krijohen edhe në komuna. Është e domosdoshme që banorët t'i përgjigjen thirrjes për evakuim, pasi nuk ka asnjë alterrnativë tjetër në këto kushte të rënduara “.

Gjatë muajve të verës të këtij viti për të evituar përmbytjet, është punuar në ngritjen dhe riparimin e disa argjinaturave në komunat, që shtrihen në brigjet e lumenjëve Drin dhe Bunë. Por pavarësisht këtyre punimeve dhe investimeve të konsiderueshme financiare, Shkodra përjeton aktualisht një nga situatat më problematike të përmbytjeve.

Autor: Lekë Plani

Redaktoi: Angjelina Verbica

DW.COM

  • Data 03.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QOxg
  • Data 03.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QOxg