1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shkodra çlirohet nga uji

Vazhdon të zvogëlohet harta e përmbytjes në zonën e Nënshkodrës dhe disa lagje periferike të qytetit. Ndalimi i rreshjeve dhe temperaturat e ulëta dhe të thata, kanë bërë që niveli i ujit të bjerë ndjeshëm.

Shkodër

Shkodër

Qyteti i Shkodrës dhe një pjesë e Nënshkodrës, kanë filluar të çlirohen nga “mbretëria“ e ujit. Moti i kthjellët i këtyre dy ditëve të fundit dhe temperaturat optimale, kanë zhbllokuar disi situatën e krijuar, duke lejuar rikthimin e banorëve në trojet dhe shtëpitë e lëna para 10 ditësh nën prezencen e ujit. Njëra pas tjetrës rrugët po bëhen të kalueshme edhe pse për mjetet e rënda. E para zonë që e ka ndjerë ndryshimin ka qënë fshati Guri i Zi, ku 2 mijë banorë janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Por për kryetarin e Komunës Bërdicë, Qamil Xhureta, gjendja vazhdon të jetë problematike: “Realisht gjëndja në Komunën Bërdicë, është pak më e lehtë, pasi edhe niveli i ujit i disa ditëve më parë ka rënë. Dhe nëse do të vazhdojë ky mot i mirë, uji brënda pak ditëve mendohet të largohet edhe nga kjo zonë “.

Berdice, Shkoder

Berdice, Shkoder

Nën ujë vazhdojnë të jenë edhe mjaft fshatra dhe zona të tjera në Qarkun e Shkodrës. Gjëndja e pastabilizuar është edhe në Malësinë e Madhe. Sipas Nën/prefektit Sytki Ndreca, mjaft rrugë janë të kalueshme, por mbete nnë ujë i gjithë bregu i liqenit: “Akoma është nën ujë, e gjithë vija bregut të liqenit që nga Komuna Gruemirë e deri në Han të Hotit. Disa familje në këtë zonë vazhdojnë të jenë nën ujë. Situata paraqitet më problematike për kulturat bujqësore, ku rritja e nivelit të liqenit i ka dëmtuar plotësisht ato “.

Ndërkohë nga Drejtioria Rajonale e Arsimit në Shkodër, mësohet se ka nisur mësimi në pjesën më të madhe të shkollave që ishin të mbyllura prej afro 10 ditësh. Sipas drejtoreshës së këtij institucioni, Artrida Ferketi, në komunat të cilat vazhdojnë të jenë të përmbytura, nxënësit do tu drejtohen shkollave më në afërsi të tyre: “Dymbëdhjetë shkolla 9-vjeçare, 6 të mesme dhe të gjitha shkollat e mesme 9-vjeçare dhe publike, fillojnë mësimin normalisht në qytetin e Shkodrës. Mësimi nis edhe në 9 komuna të Nënshkdrës, të cilat nuk janë prekur nga përmbytja “.

Ndërkaq, vazhdon furnizimi me ujë e ushqime për banorët dhe koncentrat për gjënë e gjallë në zonat e përmbytura. Ndërsa autoritetet e emergjencës për përballimin e situatës, po bëjnë përpjekje për forcimin e argjinaturave, me qëllim shmangien e kalimit të ujit në drejtim të rretheve Laç dhe Lezhë.

Autor: Leka Plani

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 17.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QeBU
  • Data 17.12.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QeBU