1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shkelja e të drejtave të njeriut nuk u përmend

Shtypi ndërkombëtar mbi vizitën e kryeminsitrit kinez Wen Jiabao në Bruksel dhe tensionimi i marrëdhënieve Turqi - Izrael pas incidentit të Davosit.

default

Në sfondin e vizitës së kryetarit të qeverisë kineze Ven Xhiabao në Bruksel gazeta "Luxemburger Wort" kërkon t'i jepet fund sjelljes të së marit me të mirë të Pekinit:


"Samiti Kinë-BE parashikohet të zhvillohet më vonë, në maj. Atje ku në pranverën e vitit 1968 (kryetari i atëhershëm i Partisë Komuniste të Çekosllovakisë Alexander) Dubcek dhe të tjerë u përpoqën ta ndryshonin socializmin, duke i dhënë fytyrë njerëzore. Një ndërmarrje, që do të shtypej prej trupave të Paktit të Varshavës. Por, frymën e Pragës nuk arrinte ta shtypte më asnjë tank. Në planin afatgjatë Pranvera e Pragës ishte fillimi i fundit të Luftës së Ftohtë, dhe e komunizmit në Evropë. Por (presidentin kuban Raúl) Castro e paraqitën më të mirë se ç'është në Moskë dhe para së gjithash në Kinë vazhdon shtypja e njeriut, e pjesës së tij përbërëse, lirisë, dhe e të drejtave të tij të natyrshme. Nga ana tjetër kjo nuk u përmend gjatë takimit në Bruksel midis (presidentit të Komisionit Evropian José Manuel) Barroso dhe Ven Xhiabaos. Edhe vetë Tibeti u la mënjanë. (...)

Bashkëpunimi në mbrojtjen e klimës dhe kriza financiare janë bukur boll, mirëpo më në fund Evropa duhet të ndalojë së mari me të mirë Pekinin në çështjen e të drejtave të njeriut dhe të demokracisë."


Vjenezja "Der Standard" trajton trazimin midis Izrealit dhe Turqisë në forumin ekonomik të Davosit për goditjet ushtarake në Rripin e Gazës:


"Keqësimi i marrëdhënieve izraelito-turke vazhdon edhe pas përfundimit të luftës së Gazës; për telash të atyre e konsiderojnë aleancën strategjike të Izraelit me Turqinë si një prej shtyllave të themelit të politikës rajonale. E fyer, media izraelite tërheq vëmendjen tek fakti që Turqia me siguri do të vazhdojë të blejë armë, megjithëse Izraeli është tani sipas turqve "një shtet terrorist". (...) Në një kohë që duke zemëruar Ankaranë Izraeli ndihmon me armë dhe me stërvitje edhe kurdët e Irakut, autonominë e të cilëve në veri të Irakut Turqia e sheh si kërcënim për sigurinë kombëtare. Dëmet ekzistuese janë bërë tani të dukshme në çështjen e Gazës dhe fushata zgjedhore turke bën të vetën."



  • Data 01.02.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GkvN
  • Data 01.02.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GkvN