1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shkatërrohet rrjeti i pedofilisë Kanada

Më shumë se 300 njerëz, në mesin e tyre mësuesë, trajnerë dhe mjekë u arrestuan në mbarë botën. Arrestimet e kryen pas hetimeve që zgjatën tre vjet.

I dyshuari kryesor, sipas policisë në Toronto, kishte kontakte edhe në Gjermani. Në mesin e viktimave kishte edhe fëmijë gjermanë. Pas hetimeve ndërkombëtare u arrestuan 341 njerëz. 386 fëmijë janë identifikuar si viktima, njoftoi policia në Toronto. Të arrestuarit akuzohen se kanë bërë foto dhe filma veçanërisht në Evropën Lindore dhe ato i kanë shitur në Kanada, SHBA, Australi dhe në shumë vende të tjera.

Shefi i organizatës është një burrë 42 vjeçar nga Toronto, i cili u arrestua qysh në maj të vitit 2011. Ai kishte paguar një numër partnerësh për prodhimin e materialeve pornografike. Hetimet kishin filluar në tetor të vitit 2010. Në hetime ishin të përfshira njësitë policore kryessht nga SHBA, por edhe nga Australia, Meksika, Spanja, Afrika e Jugut, Hong Kongu, Irlanda, Norvegjia, Greqia dhe Gjibraltari.

Hetime në mbi 50 vende të botës

Organet e hetuesisë në më shumë se 50 vende kanë qenë në dispozicion për rezultatet e hetimit të operacionit "Spade". Tek të dyshuaritë kryesorë, policia ka gjetur 45 terabyte të dhëna me qindra e mijëra fotografi dhe filma. Policia ka arritur të identifikojë edhe qindra klientë të kanadezit.

Nga 341 të dyshuar u arrestuan vetëm në Kanada 108 persona. Në SHBA janë kryer 76 arrestime dhe në vendet e tjera edhe mbi 150 arrestime të tjera. Sipas "Toronto Star" në mesin e klientëve kishte mësuesë, trajnerë, mjekë, pastorë dhe madje edhe zyrtarë të policisë.