1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shkarkimi i menjëhershëm i Sreten Ugriçiqit

Gazeta e njohur zvicerane "Neue Zürcher Zeitung" i kushton vëmendje në një artikull pushimit nga puna në fundjavë të drejtorit të Bibliotekës Kombëtare në Beograd dhe shkrimtarit të njohur serb, Sreten Ugriçiq.

Pamje simbolike

Pamje simbolike

Qeveria serbe pushon në një mënyrë skandaloze drejtorin e Bibliotekës Kombëtare dhe shkrimtarin Sreten Ugriçiq. Qeveria serbe e pushon nga puna Sreten Ugriçiqin në një procedurë të shpejtë, shkruan gazeta duke e cilësuar këtë pushim si fundin absurd të një drame, ku rolin kryesor luan injoranca dhe dashakeqësia.

Akti i parë nisi me një artikull të shkrimtarit malazez, Andrej Nikolaidis, i cili përmend festimet e bëra me rastin e 20 vjetorit të krijimit të Republikës Srpska, pjesë e shtetit të Bosnje-Hercegovinës. Në Banja Luka në sallën e festës, policia zbuloi një natë para festimeve lëndë shpërthyese. Nikolaidis, vërehet më tej në artikull, e cilëson këtë në artikullin e tij "një hap civilizues", po të kihet parasysh historia e krijimit të Republikës Srpska, sipas Nikolaidis.

I neveritur nga fushata mediatike histerike, anëtarë të "Forumit të shkrimtarëve serbë" shkruan një letër të hapur, ku u kritikua fushata kundër Nikolaidis. Në artikullin e gazetës "Neue Zürcher Zeitung" shkruhet se njëri nga 25 nënshkrimet në letrën e hapur, ishte ai i drejtorit të Bibliotekës Kombëtare dhe shkrimtarit Sreten Ugriçiq.

Brenda 24 orësh Sreten Ugriçiq humbi vendin e punës. Që Ugriçiq me një punë të duruar nga rrënojat e Bibliotekës Kombëtare ngriti një institucion më pranë përdoruesve dhe të integruar në sistemet europiane të bibliotekave, kjo nuk i interesoi askujt.

Autor: Pjesë nga NZZ / Arapi

Redaktoi: Esat Ahmeti