1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shkarkimi i Gjillasit - Serbia futet në diktaturë?

Në Beograd u shkarkuar kryebashkiaku Dragan Gjillas. Partia SNS e zëvendëskryeministrit Aleksandar Vuçiq thotë se shkaku i shkarkimin ishte humbja e legjimitetit të Partisë Demokratike.

default

Dragan Gjillas -ish kryebashkiaku i Beogradit

Një grusht i ri për opozitën në Serbi. Lideri i Partisë Demokratike (DS) Dragan Gjillas u shkarkua nga posti i kryebashkiakut të Begradit. Kështu që Partia Përparimtare Serbe (SNS) dhe Partia Socialiste e Serbisë (SPS) e kanë marrë nën kontroll edhe një shtyllë të rëndësishme të pushtetit. Analistët e shohin postin e kryebashkiakut në Beograd, si postin e tretë më të rëndësishëm në Serbi - pas presidentit dhe kryeministrit. Kur dihet se Beogradi është vendi ku qarkullon pjesa më e madhe e parave në Serbi, atëherë mund të thuhet se SNS dhe SPS patjetër kanë dashur të fusin nën kontroll edhe kryeqytetin.

Humbje afatshkurtër, por fitore në shtigje të gjata?

Humbja e pushtetit në Beograd paraqet një grusht të rëndë për Partinë Demokratike (DS), thotë për Deutsche Wellen, Gjorgje Vukoviq, nga organizata CeSID. Kjo shihet edhe nga fakti se shumë njerëz të DS, që kanë qenë në pushtet, kanë mbetur të papunë dhe tani kanë probleme ekzistenciale. Me humbjen e pushtetit në Beograd ky problem vetëm sa ashpërsohet. Por Vukoviq mendon se në shtigje të gjata, demokratët do të përfitojnë.

„DS do ta ketë rrugën e hapur për të kritikuar pushtetin në të gjitha nivelet. Përparësi është edhe fakti që dy partitë në pushtet do ta kanë përgjegjësinë si në Serbi ashtu edhe në nivelin lokal. Ndaj në kushtet e tanishme, çdo pushtet mund të kritikohet për gjendjen e keqe ekonomike në vend, sepse gjendja në Serbi nuk do të përmirësohet tepër në 10-12 vitet e ardhshme", mendon ai

Rruga për konsolidim

Cedomir Jovanovic, LDP Politiker

Cedomir Jovanovic, nga LDP

Hapi i parë që duhet të bëjë Partia Demorkatike, sipas analistëve, është gjetja e temave adekuate për trajtim. Hapi i dytë, është bashkimi i Partisë Demokratike me Partinë Liberale Demokratike (LDP) të Çedomir Jovanoviqit, mendon Vukoviq. Forcat demokratike në Serbi kanë problem serioz me vjedhjen e temave të tyre qendrore prej partive në pushtet.

„Bëhet fjalë për temat që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian, me Kosovën dhe procesin e modernizimit të Serbisë. Të gjitha këto tema trajtohen aktualisht më së shumti nga partia në pushtet SNS, e deri dje kanë qenë temat kryesore të Partisë Demokratike, e cila tani duhet të gjejë tema të tjera me të cilat mund të përfitojë“, mendon ai.

Gjillas ka qenë në pushtet në Beograd edhe një vit pas humbjes prej demokratëve të pushtetit në Serbi. Çedomir Antiq, kryetar i Klubit Përparimtar, thotë se shkarkimi i fundit ka të bëjë me ndryshimin e forcave politike në koalicionin në pushtet.

Ndryshimet në Beograd dhe në qeverinë e Serbisë mund të shihen si përpjekje e koalicionit në pushtet që t'i ikë bilancit vjetor të punës së tij. Me këta hapa ka ndryshuar edhe fuqia e pushtetit në Serbi, sepse SNS do që të marr më shumë pushtet.

Lideri i opozitës

Analistët mendojnë se DS e ka humbur pozitën e deritanishme dhe se tani duhet gjetur një lider tjetër opozitar, pasi që Gjillas ka pësuar shumë dështime kohët e fundit. Gjillasi tani po përpiqet të bëj koalicion me LDP e Jovanoviqit, që dëshmon se nuk është i sigurt në fuqinë e partisë së tij. Pas humbjes së postit të kryebashkiakut në Beograd, ndaj Gjillasit me siguri që do të shtohet presioni edhe brenda Partisë Demokratike.

Shkarkimin e tij nga posti i deritanishëm Gjillas e ka cilësuar si futje të Serbisë në diktaturë. Analistët nuk janë të këtij mendimi, por nuk janë të sigurtë se pushteti i tanishëm pretendon të ketë zhvillime tepër të rëndësishme demokratike në Serbi.