1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shkallëzohet gjendja në Rripin e Gazës

Izraeli bombardon - më shumë se 200 të vrarë

default

Palestinezë duke mbajtur trupin e një të vrari në bombardime.

Pas mbarimit të armëpushimit me organizatën Hamas, aviacioni izraelit bombardoi sot caqe në Rripin e Gazës. Ishin këto bombardimet më të rënda prej dhjetëra vjetësh. Sipas të dhënave nga Gaza, si pasojë kanë humbur jetën më shumë se 200 vetë, shumica policë të organizatës Hamas. Numri i të plagosurve arrin rreth 700.


Udhëheqësi i Hamasit në mërgim, Haled Meshal, bëri thirrje për një intifadë të re si kundërpërgjigje ndaj sulmeve izraelite. Kryeministri i Hamasit, Ismail Hanije, tha se nuk do të ngriheshin flamuj të bardhë dhe se nuk do të kishte dorëzim.


Në një paraqitje për mediat kryeministri izraelit, Ehud Olmert, tha se operacioni do të kërkojë ca kohë. Ai premtoi se do të shmangte krizën humanitare. Ngjashëm u shpreh edhe ministri izraelit i mbrojtjes, Ehud Barak.

  • Data 27.12.2008
  • Autor Aj
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GO0A
  • Data 27.12.2008
  • Autor Aj
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GO0A