1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shkëndija spektakolare dhe dëme nga meteori që ra në Urale

Filmimet përmes videove amatore tregojnë shkëndija spektakolare drite: mbi Ural ra një meteor. Pati qindra të plagosur. Në mbrëmje një asteorid do t'i afrohet Tokës.

Në rajonin rus të Uraleve shpërtheu një meteor, reshjet meteorike të të cilit ranë mbi rajonin Çeljabinsk duke shkaktuar dëme të rënda. Masa të gurta goditën Tokën dhe si pasojë janë plangosur afro 500 vetë dhe janë dëmtuar shumë godina. Mendohet se të paktën edhe një tjetër meteorit është duke rënë, e si rjedhojë popullsinë e ka përfshirë paniku.

Copat e gurit nga trupi qiellor për fat ranë në një sipërfaqe pa dendësi popullsie. Por sidoqoftë autoritetet ruse bëjnë fjalë për rreth 500 të plagosur.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Civile në Moskë, shumica e viktimave janë plagosur nga ceflat e objekteve dhe xhamave të thyer. Pjesë të meteorit kanë goditur shtëpi dhe një fabrikë si dhe kanë shkatërruar çati e dritare, bëhet e ditur më tej. Dëme janë konstatuar në gjithsej gjashtë qytete në rajonin rreth 1500 kilometra në lindje të Moskës. Komplekset atomike në këtë provincë nuk janë prekur, njoftoi koncerni shtetëror Rosatom, sipas agjencive të lajmeve.

TAR-TASS: CHELYABINSK REGION, RUSSIA, FEBRUARY 15, 2013. A white contrail left by a meteor. (Photo ITAR-TASS / Viktoria Gorbunova) +++(c) dpa - Bildfunk+++

Meteoriten-Einschlag in Chelyabinsk Russland

Popullsisë iu bë thirrje të mos bjerë në panik. Për vëzhgimin e gjendjes autoritetet kanë vënë në dispozicion 20.000 forca si dhe avionë e helikopterë, njofton agjencia e lajmeve Interfax.

Astronomi rus Sergej Smirnov mendon, se meteoriti me gjasë para se të digjej ka pasur një peshë disa ton. Sipas ekspertit, ceflat e tij mund të kenë peshuar disa kilogram. "Meteori në shtresat e ulëta të atmosferës është kthyer tërësisht në prush. Megjithatë "vala e presionit ishte masive", tha Jelena Smirnych nga Ministria e Mbrojtjes Civile në Çeljabinsk. Të tilla cefla nga hapësira ndërplanetare mund të shkëputen prej kometave, asteroidëve apo planetëve të tjerë.

Rainer Kresken, inxhinier i astronautikës pranë Agjencisë Evropiane të Astronautikës, Esa, në Darmstadt, lidhur me meteoritin që goditi Uralet shpjegon mundësitë e parashikimit të dukurive të tilla: "Të tilla objekte mund të kërkohen, por problemi qëndron, se me mjetet e sotme të teknikës ato mund t'i zbulosh vetëm deri në një madhësi të caktuar, ndërsa pjesa tjetër është fat. Një objekt i tillë, si ai që ra në Rusi, me një madhësi maksimale prej ndoshta një metër, gjykoj, se me mjetet e sotme teknike prakisht nuk mund të zbulohet përpara."

Sipas Rainer Kresken, raporti mes dëmit të madh në krahasim me përmasat e meteorit shpejgohet me shpejtësinë e fluturimit të trupave qiellorë: "Gjithçka që bie nga hapësira ndërplanetare në Tokë ka të paktën një shpejtësi prej 11.2 kilometra në sekondë. Kjo është një sasi shumë e madhe energjie kinetike, që bie në Tokë dhe shkakton një valë gjigande presioni, si rjedhojë kur objekti takon Tokën mund të shkaktojë dëme të mëdha."

S'ka vend për panik - Edhe një asteorid është në fluturim e sipër

Sonte në mbrëmje fluturon më pranë se asnjëherë tjetër me Tokën një asteorid. "Planeti i vogël 2012 DA 14, i cili kalon sonte në mbrëmje afër Tokës ka një diametër rreth 50 metra. Ai përbëhet me shumë gjasë nga shkëmb e gurë. Llogaritet që objekte të tilla bien në Tokë çdo njëmijë vjet. Në Arizona në SHBA ka një krater, i cili është shkaktuar nga një objekt i ngjashëm, diametri i tij është 3 kilometra, e një gjë e tillë faktikisht mund të ndodhë. Kjo do të thotë, që një objekt në vendin ku bie mund të shkaktojë dëme të mëdha, por jo një katastrofë globale."

  • Data 15.02.2013
  • Autor Vilma Filaj-Ballvora
  • Fjalët kyç meteor, urale, rusi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/17etA
  • Data 15.02.2013
  • Autor Vilma Filaj-Ballvora
  • Fjalët kyç meteor, urale, rusi
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/17etA