1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shkëmbimi i votave në SHBA

Sistemi zgjedhor amerikan e mundëson këmbimin e votave. Po si funksionon kjo?

"Unë jam një përkrahëse e Hillarit nga Alabama dhe dua të shkëmbej votën time me një votues për një kandidat të tretë nga një shtet ku herë fitojnë republikanët, herë demokratët," shkruan Henley. Vetëm 23 minuta më vonë, vjen përgjigja nga Sarah Platt: "Hi Henley, unë votoj me qejf për Hillarin në Indiana, nëse ti voton për Jill Stein në shtetin tuaj." Henley dhe Sara janë lidhur përmes platformës nevertrump.trimian.com dhe duan të këmbejnë votat e tyre për zgjedhjet presidenciale. Të dyja kanë një qëllim, që Donald Trump të mos zgjidhet.

Sistemi zgjedhor amerikan e mundëson këmbimin e votave

Kjo faqe interneti është një nga shumë ofertat on-line për këmbimin e votave. Kjo lidhet me sistemin amerikan, sepse president nuk zgjidhet ai që fiton numrin më të madh të votave në të gjithë vendin. Në shtetet federale amerikane nuk votohet direkt për presidentin, por për përfaqësuesit zgjedhorë që mblidhen për të zgjedhur presidentin. Pra fitues del ai që ka numrin më të madh të përfaqësuesve zgjedhorë.

Karte Infografik Wahlmännerstimmen in den Swing States deutsch

Të ashtuquajturit shtete "swing", pra ku herë fitojnë republikanët, herë demokratët-

Shumica e shteteve federale amerikane votojnë tradicionalisht ose për demokratët ose për republikanët. Por ka edhe shtete, si Florida, Ohajo apo Indiana ku herë fitojnë republikanët, herë demokratët. Pikërisht votat e mbledhura në këto shtete përcaktojnë se kush do të jetë presidenti i ri. Për shkak të këtij konstelacioni bëhet i mundur edhe këmbimi i votave. Pra dikush që do të votojë për demokratët, por jeton në një shtet që tradicionalisht voton për republikanët, mendon se vota e tij do të shkojë dëm. Prandaj mundohet ta këmbejë votën me dikë në shtet ku herë fitojnë republikanët, herë demokratët

Gjykatat i lejojnë këmbimet

Ideja dhe përpjekjet e para për këmbimin e votave janë bërë në vitin 2000. Në atë kohë gjyqtarët vendosën që një këmbim i tillë nuk është i palejueshëm, spese secili gëzon të drejtën e lirisë së mendimit dhe për sa kohë për këmbimin nuk jepen para apo dhurata, ky veprim është i ligjshëm.

Por askush nuk mund të jetë i sigurt nëse personi që ka pranuar të bëjë këmbimin vërtet voton sipas marrëveshjes. Për këtë disa votues e fotografojnë fletën e votimit si dëshmi. Por në disa shtete fotografimi i fletës së votimit është i ndaluar. Pra këmbimi i votave bazohet në një masë të madhe besimi dhe tek ndjenja se ti i  ke bërë të gjitha përpjekjet që të fitojë kandidati yt i preferuar.