1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Shitblerjet në Bundesligë

Në prag të hapjes së kampionatit gjerman të futbollit këtë të premte Bundesliga lëshoi dje një nga yjet e saj në drejtim të Primera División-it spanjoll.

Mesut Özil

Mesut Özil

Pas lojtarit të Shtutgartit Sami Khedira, Mesut Özil bëhet pjesëtari i dytë i kombëtares gjermane që blihet këtë sezon nga Reali i Madridit. Si rrjedhorë ai nuk është në dispozicion të Verder Bremenit në ndeshjen e sotme kualifikuese për Champions League-ën kundër Sampdoriës.

Sami Khedira

Sami Khedira

Menaxheri i Verderit, Klaus Allofs, shpjegon arsyet e transferimit:"Dy gjëra: Nga njëra anë natyrisht fakti që në përpjekjet tona për të zgjatur kontratën me Mesutin nuk ecëm siç duhet, dhe nga ana tjetër ishte afrimi tek një shumë që përfytyronim. Të dyja të marra bashkë bënë që të merrnim këtë vendim, për të cilin nga ana sportive na vjen keq, por një klub si Verderi nuk lejohet kurrë të mos mbajë parasysh anën ekonomike. Dhe, pra, në këto rrethana na u desh të vepronim në këtë mënyrë."

Bremeni angazhoi për 6,5 milionë euro lojtarin e përfaqësueses austriake Marko Arnautovic. Ky erdhi nga Twente Enschede. - Deri tani investimet për lojtarë të rinj në Bundesligë arrijnë me 87 milionë euro 62 milionë më pak sesa sezonin e kaluar. Por këtu vlen të theksohet se afati i shitblerjeve përfundon më 31 gusht.

Marko Arnautovic

Marko Arnautovic

Bajerni i pandryshuar

Gati e pandryshuar është përbërja e kampionit në fuqi, Bajernit të Mynihut. Suksesi i sezonit të shkuar, i konfirmuar edhe prej vendit të dytë në Champions League, bëri që Bajerni vetëm të tërhiqte nga ekipe të tjera lojtarët e vet të dhënë hua. Ndër ta shquhet Toni Kroos, vitin e kaluar në formacionin e Bajer Leverkuzenit, i tërhequr nga trajneri van Gaal për të luajtur rolin e numrit 10.

Përkatësisht e vogël është edhe nevoja për të integruar lojtarë, siç thotë kapiteni Mark van Bommel. "Ne nuk kemi ndryshime, vetëm Toni Kroos kthehet. Përndryshe tani nuk ndodh gjë ende. Ky është një avantazh, disavantazhe nuk shoh më tani."

Michael Ballack

Michael Ballack

Shalke favorite për titullin

Shalke 04, nënkampionja e sezonit të kaluar, mbetet aspirante për titullin. Klubi i Gelzenkirhenit është fuqizuar këtë sezon me strategun e mbrojtjes Christoph Metzelder, lojtarin e kombëtares së të rinjve spanjolle Sergio Escudero dhe para së gjithash me yllin e sulmit Raúl. "Falënderoj Shalken për besimin që më dha. Tani përballemi me sfida të mëdha dhe shpresoj që ne dhe tifozët të kemi kënaqësi dhe t'i arrijmë mundësisht sivjet synimet tona."

Por bardhebluve të Shalkes u duhet të përtypin largimin e disa shtyllave të ekipit, si Kevin Kurányi, Marcelo Bordon, Rafinha, Gerald Asamoah dhe Heiko Westermann. Ky i fundit kalon tek Hamburgu. - Edhe tek Shtutgarti pritet të shihet se si do të përpunohet largimi i Khedirës, Roberto Hilbert-it, Jens Lehmann-it, Alexander Hleb-it dhe Ricardo Osorio-s.

Toni Kroos

Toni Kroos

Ballack tek Leverkuzeni

I bujshëm ishte kalimi nga Chelsea tek Leverkuzeni i kapitenit gjerman Michael Ballack: "Mendoj që në skuadër ka shumë potencial. Natyrisht, kjo ishte më e rëndësishmja për mua, që të kem një shans këtu për të luajtur për fitimin e titullit dhe për të marrë pjesë edhe në konkurrimet ndërkombëtare."

Edhe Volfsburgu do të ketë me gjasa në radhët e veta një emër të madh. Braziliani Diego pritet të kthehet në Bundesligë nga Juventusi. Tek "ujqërit" vjen nga Berlini edhe lojtari i kombëtares Arne Friedrich.

Autor: Elert Ajazaj

Redaktoi: Aida Cama

DW.COM

  • Data 18.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Oq01
  • Data 18.08.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Oq01