1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Shifra që gënjejnë - niveli i SIDA-s nuk është në rënie

Raporti i fundit i OBSH-së dhe UNAIDS korrigjon me 6 milionë më pak numrin e të infektuarve me HIV në të gjithë botën. Situata megjithatë nuk është përmirësuar, vetëm regjistrimi dhe përpunimi i të dhënave.

Dita botërore e Sidës

Dita botërore e Sidës

Për vite me rradhë kurba e rasteve të të sëmurëve me SIDA në të gjithë botën ishte në ngjitje: sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe të Programit të Kombeve të Bashkuara për SIDA-n "UNAIDS" sëmundja vdekjeprurëse e dobësimit të imunitetit nuk mund të ndalohej: gjatë vitit 2006 me virusin e SIDA-s ishin infektuar rreth 40 milionë njerëz.

Monument në kujtim të viktimave të Sidës në Ukrainë

Monument në kujtim të viktimave të Sidës në Ukrainë

Që prej ditës së martë këto shifra nuk vlejnë më

Të dyja organizatat e korrigjuan atë duke e reduktuar me 6 milionë numrin e të infektuarve me HIV. Shifrat janë gënjeshtare. Megjithëse sipas raportit të fundit të Kombeve të Bashkuara numri i të infektuarve gjatë vitit të shkuar ishte 16 përqind më i ulët nga sa ishte llogaritur në fillim, as në vitin 2007 nuk mund të flitet për një tërheqje të virusit të SIDA-s. Rënia e numrit të të infektuarve ka të bëjë para së gjithash me ndryshime në metodat e përdorura statistikore dhe përpunimin më të mirë të bazës së të dhënave. Nëse si bazë krahasimi merret viti 2001 numri i të sëmurëve madje është rritur.

Chitra, indianja 28 vjeçare, mbulon fytyrën. 27 nëntor, 2004.

Chitra, indianja 28 vjeçare, është e sëmurë me SIDA, 27 nëntor, 2004.

Afrika shumë e prekur

Shtetet afrikane, në jug të shkretëtirës së Saharasë vazhdojnë të jenë më të prekurat nga SIDA shpjegon Kevin De Kook, drejtor i departamentin të SIDA-s pranë OBSH-së. "68 përqind e njerëzve të infektuar me HIV dhe 76 përqind të të vdekurve nga SIDA shkojnë në llogari të shteteve në jug të Saharasë. Një e treta e gjithë rasteve të reja të të infektuarve dhe e rasteve të vdekje për shkak të SIDA-s në mbarë botën ndodhin në tetë vende në jug të Afrikës."

Në Afrikë ndryshe nga të gjitha kontinentet e tjera nga SIDA janë të prekura të gjitha grupet e popullsisë. Në vendet e industrializuara rastet janë të përqëndruara para së gjithash tek grupet me rrezik të lartë si të varurit nga droga, homoseksualët dhe prostitutat. Gjendja vazhdon të jetë serioze edhe në Europën Lindore dhe Azinë Qëndrore. Këtu numri i njerëzve të infektuar me HIV është rritur me rreth 150 përqind, që prej vitit 2001.

Spital me të sëmurë nga Sida në Addis Ababa, Etiopi

Spital me të sëmurë nga Sida në Addis Ababa, Etiopi

Shumë shqetësuese është situata në Rusi dhe Ukrainë

Këtu jetojnë pjesa më e madhe e të infektuarve në këtë rajon. Por në raportin e fundit e OKB-së për SIDA-n ka edhe aspekte pozitive. Kështu përshembull numri i të infektuarve me HIV me raport me popullsinë ka rënë në Kenia, Bregun e Fildishtë dhe Zimbabve. Arsyeja është një sjellje më e përgjegjshme seksuale mendojnë ekspertët për SIDA-n. Një tjetër arsye është edhe mundësia më e madhe e njerëzve për të shfrytëzuar medikamente. Edhe në Azi e veçanërisht në Mianmar, Tailandë dhe Kamboxha është shënuar rënie në numrin e të infektuarve.

Deborah Landey, drejtore e Programit të Kombeve të Bashkuara për Sidën

Deborah Landey, drejtore e Programit të Kombeve të Bashkuara për Sidën

Megjithatë situata nuk është çtensionuar

Kështu mendon Kevin De Kook:"Me rreth 6800 të infektuar dhe rreth 5700 raste vdekjeje në ditë duhet bërë shumë më tepër për parandalimin dhe trajtimin e të sëmurëve më SIDA në mënyrë që të arrijnë një numër të sëmurësh që të mund të trajtohet me medikamente."

Edhe në Gjermani numri i infeksioneve të reja gjatë gjysmës së parë të vitit 2007 është rritur në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, bën të ditur instituti Robert Koch.

  • Data 22.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CQUb
  • Data 22.11.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CQUb